Shqipëria bëhet me trajner të ri

08.12.2016 16:35:36

Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka gjetur trajnerët e përfaqësueses U21 dhe U19 të Shqipërisë

Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A, do të emërohet trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë.

Ndërsa, Erjon Bogdani, që deri në këtë moment ka qenë në rolin e asistentit të Gianni De Biasit, do të marrë drejtimin e ekipit U-19, shkruan Top Channel.

Bushi dhe Bogdani do të nënshkruajnë kontrata njësezonale për kualifikueset që do të luhen për europianët e vitit 2019 për të dyja këto kategori moshash.

Prezantimi i Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit si trajnerët e Kombëtares U21 dhe U19, me shumë mundësi do të bëhet ditën e premte.