Shqipëria dhe Kosova bashkohen në Rusi

14.01.2017 15:45:30

“BBR” tashmë është bashkë, në Rusi. Bëhet fjalë për Bekim Balaj, Bernard Berisha dhe Odise Roshi, ku që të tre futbollistët kanë nisur stërvitjen e parë me Terek Grozny.

Lojtarët duken të lumtur për këtë bashkim, pasi që të tre nuk kanë ngurruar të postojnë nga një foto në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë me ndjekësit e tyre këtë moment. Berisha iu bashkua Balaj-t dhe Roshi-t pak ditë më parë, pasi u transferua nga Anzhi Makhachkala, duke shtuar numrin e lojtarëve shqiptar në Kampionatin Rus. 25-vjeçari përfaqëson Kombëtaren e Kosovës, por gjithsesi është fakt që Terek Grozny ka bashkuar Shqipërinë dhe Kosovën në Rusi.