Shqipëria do më shumë turistë të huaj, sepse rusët po shpenzojnë më shumë se shqiptarët e Kosovës!

20.08.2016 17:21:54

Ekspertë dhe drejtues të agjencive turistike në Shqipëri thonë se sezoni veror ka diversifikuar ofertën. Kjo nënkupton se gjeografia e pushuesve që zgjedhin brigjet shqiptare gjatë sezonit të verës ka ndryshuar. Në jug është rritur prezenca e pushuesve disaditorë nga vendet me origjinë sllave, kryesisht nga Polonia dhe Rusia.

Të dhënat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Çekisë tregojnë se numri i turistëve ka arritur në 16,000 duke u dyfishuar në krahasim me tre vitet e mëparshme.

Maqedonasit, si dhe shqiptarët e Maqedonisë, gjithashtu preferojnë destinacione si Saranda, Vlora apo Ksamili. Shqiptarët e Kosovës të paktën në dy tre-tre vitet e fundit kanë braktisur disi Durrësin, destinacionin klasik dhe janë orientuar më shumë drejt plazheve të Lezhës apo edhe Shkodrës.