Shqipëria e nis me këmbën e mbarë, Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë kundër Bjellorusisë

18.11.2020 18:34:27

Ka startuar më së miri në “Air Albania” sfida më e rëndësishme e grupit ajo mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Sokol Cikalleshi ka shënuar në minutën e ’19 duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.

Edi Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë. Elseid Hysaj do të mungojnë në ketë ndeshje pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19. Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.