Shqipëria edhe këtë vit jashtë “Eurovisionit”, Linda Halimi nuk arrin të kualifikohet në natën finale (Foto)

09.05.2017 22:52:48

Sonte (e martë) është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2017”.

Në mesin e 18 shteteve garuese në natën e sotme ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me këngën “World”, të interpretuar nga këngëtarja Lindita Halimi.

Ndonëse performanca e saj ishte e suksesshme dhe rrëmbeu duartrokitjet e publikut në sallë, ajo nuk ka arritur që të mbledh votat e duhura nga publiku dhe juria për tu kualifikuar në natën finale të “Eurovision 2017”, e cila mbahet më 13 maj (e shtunë).

Këto janë 10 shtetet që arritën të kualifikoheshin sonte për në natën finale të “Eurovision 2017”:

Moldavia
Azerbajxhani
Greqia
Suedia
Portugalia
Polonia
Armenia
Australia
Qipro
Belgjika.