Shqipëria është në pikë të hallit, kurse Rama dërgon 30 mjekë për të ndihmuar Italinë

28.03.2020 13:34:23

Qeveria ka vendosur që të dërgojë në vendin fqinj Itali, personel shëndetësor mjekë dhe infermierë në ndihmë të situatës së krijuar nga pendemia. Italia mbetet vendi më i prekur nga COVID-19 me një numër të lartë vdekjesh dhe të prekurisht teksa stafet mjekësore janë në luftë për të përballuar flukset.

Me një vendim të datës 27 mars qeveria shqiptare ka parashikuar fonde të veçanta për stafin që do t’i bashkohet në ndihmë Italisë. “Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë.

Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.

Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale pritet të bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjës Sociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare” thuhet në vendimin e qeverisë.