Shqipëria fiton 3-0 ndaj Luksemburgut e Lihtenshtejnit

31.12.2016 15:58:57

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra ka fituar 3-0 dy ndeshjet e fundit të turneut “Novotel Cup 2017”, aktivitet që po zhvillohet në Luksemburg. Pas humbjes 3-1 ndaj Norvegjisë ditën e parë, vajzat kuqezi kanë arritur dy fitore radhazi në harkun kohor të 16 orëve. Fillimisht Shqipëria e drejtuar nga trajneri Altin Martiri, mundi 3-0 vendin organizator.Ndërsa sot në mesditë, vajzat kuqezi fituan 3-0 ndaj Lihtenshtejnit, duke e mbyllur këtë turne miqësor në vendin e dytë, me dy fitore dhe një humbje. Kombëtarja kishte shumë vajza të reja në përbërje, që patën shansin e mirë të evidentohen dhe të tregiojnë aftësitë e tyre. Gjithsesi, turneu ishte një test i mirë ndërkombëtar, në prag të Ligës Europiane që zhvillohet në qershor.Norvegji – Shqipëri, 3-1 (25-19, 25-21, 17-25, 25-23)Lihtenshtejn – Shqipëri, 0-3 (22-25, 15-25, 15-25)Luksemburg – Shqipëri, 0-3 (24-26, 28-30, 24-26)