“Shqipëria ka bërë progres!”, Spahiu i përgjigjet Sorecas

26.03.2019 21:36:35

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, duke renditur sektorët më të rëndësishëm në vend me një problematikë të thellë, i ka kthyer përgjigje ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Soreca tha që Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i vitit 2018, por Spahiu i ka përgënjeshtruar këto me disa argumente.

Mund të më thotë dikush një, vetë një gjë, që ka përparuar nga Qershori? Rendi (vrasje çdo ditë, të të gjitha llojeve). Ekonomia (kryesojmë rajonin si vendi më i varfër me nr më të madh të kërkesave për azil). Drejtësia (një zot e di se kur do të gjejnë zgjidhje mijëra çështje që presin). Arsimi (studentët njoftojnë përsëri protesta). Bujqësia (fermerët të gjithë në rrugë, të falimentuar). Nëse shtimi i portaleve si struktura paralele të qeverisjes quhet sukses, atëherë po, gjetëm diçka…!!!”, – shkruan zyrtari i LSI-së.