Shqipëria në krizë politike dhe pergjimet e shitura,,BILD“-it

21.06.2019 21:39:09

Nga Xun Çetta

Krizat politike atje, nuk janë të reja e pa përvojë, madje edhe për ti menagjar ato nese duam ta shpetojm vendin nga gjendja në të cilën po rrëshqet nga java në ditë e ndoshta në orë, derisa pergjimet u quajtura të ,,BILD“-it , përgjime këto të cilat janë të blera nga,,BILD“-i (mendoj unë) nga sherbimët anti vendit tonë e që as politika zyrtare e Gjermanisë nuk do krenohej më publikimin e tyre duke e dijt se këto sherbime nuk ndalën bash leht, e kanë pergjuar edhe zonjën e madhe Merkel, të gjitha pergjimet e publikuar nga Amerika dhe nuk u bë kiameti veqse të ngritet siguria dhe kërkohët e mundësisht të kapet autori edhe pse për dallim nga ne dhe rasti aktual, SHBA ka pas mekanizma tjerë të pergjimit e jo si këto të,,BILD“-it.

Pra përgjimet e kësajë natyre, kryesisht të kontrabanduara jasht shtetit, janë diqka e re në Shqipëri por jo e re kriza politike nga të cilat tash sa vite nuk po mund ti kalon Shqipëria.

Këto ditë, e mora një shkrim nga një i revoltuar tej mase dhe më arsy mbi krizën në Shqipëri, pra për të ja publikuar dhe aty e lexoj po edhe e kuptoj shqetsimin e tij deri tek frika se mos Shqipëria po rrezikon ti aneksohët Greqisë në jug, Malit të Zi në Veri dhe të mbetet një pashalluk diku ne mes te Shqipërisë !!!

Ishte shqetsim ky deri në frikë por jo, kjo aq sa ishte e dhimbëshme ta lexosh dhe ndiejsh dhimbjën e tij, po aq ishte apsurde ngase, Shqipëria edhe po ta perjetoj rënien e pushtetit më dhunë, më apo pa arsy, dhe mos ta ketë as edhe një ushtar e as polic në kufi, Shqipëria nuk prekët e as mund të bën dikush invazion mbi vendin tonë ngase ka rregulla nderkombëtare, por, Shqipëria mjerisht vazhdon të jetë e pushtuar nga agjenturat e shumta atje për ta lënë vendin totalisht të pa integruar për ku ka filluar të marri rrugën e sajë.

Kjo tema e të revoltuarit tej mase dhe më arsy të kuptueshme për mua, këtu perfundon, por gjithësesi shqtsimet mbesin por pa frikë se mos po anekson dikush pjesë të Shqipërisë edhe ashtu të ndar në copa, copa.

Sa i përket pergjimeve të këtij niveli dhe kësajë forme si diqka pak më e re, këtu më duhët ti thëm ca fjalë dhe ta përmbylli mundësisht sa më shkurt edhe pse është e pa mundur të mos zgjatër paksa.

Përgjimet të cilat tashmë jo vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe vende tjera kudo në botë, ato vërtetë janë të ndaluara ligjerisht por jo vepra penale, ato thjesht derisa nuk jan publike, janë delikte për kundervajtje, bile jo të denueshme derisa nuk janë publike ku prekët privatësia e mendimit, shprehjës, kulturës apo bindjët e lira të tjetrit pa dallim.

Si përgjime të mbyllura për ku ta di unë çfarë arsyje, nese kurr nuk bëhën publike dhe nuk i dëgjon njeri i gjall pos autorit i cili shërbehët më to për të hulumtuar dhe për ti percjellur evolimet ndërkohë dhe zbardhur në shkrime më vonë ato, si të tilla dhe më këtë nivel trajtimi të tyre jo publik, pergjimet nuk jan as delikt për kundervajtje veqse mbesin për sherbime të autorit pa të drejt shitje e as tjetersimi.

Bota e avansuar më demokraci të zhvilluar nganjëherë din edhe ti kodifikon ato pas vdekjës së autorit si dhe ka limit kur mund përdorën në raste shumë të rralla dhe më rëndësi tepër të veqant. Përgjimet, çfarëdoqofshin ato, vetvetiu jan një denim moral ku gjithëherë autori është i vrar në ndergjegje por i sigurt se po kryen punë dhe kurr nuk publikohen ato e as i keqperdorë ato në llogari të tjetrit.

Ka raste dhe më arsy kur autori i pergjimit i vetëdijshëm se do denohet për kundërvajtje më publikimin si dëshmi për ta dëshmuar krimin e rëndë dhe kështu autori merr denimin për kudervajtje derisa krimi ndiqet penalisht varësisht çfarë ka kap më pergjimin si dëshmi edhe pse krejt kotë dhe më pa të drejt thuhet se pergjimi nuk është dëshmi, thuhet kështu ngase edhe pergjimi don interpretim dhe plotësim deri tek kunder efekti tjeter siq luhët më rrolin zbulim-kunderzbulim.

Thot një fjalë e popullit shumë më vlerë : ,,A ja vlen barra qeranë“

Në rastet më të shumta nuk ja vlen por, ja vlen në rastet më të rralla, ndoshta shumë të rralla kur i vetëdijshëm se do denohësh për kundervajtje për pergjim të publikuar si provë por a më, ballafaqon krimin më veprën e tij penale, këtu përfundon një pjesë e kësajë teme sa i përket pergjimeve për ta perfunduar krejt në fund dhe më shumë rënësi.

Përgjimet e këtij niveli dhe kësajë forme si këto të aferës së ,,BILD“-it dhe qitja e tyre jasht shtetit parase ti konsumoj gjykata vendore, mendoj unë, se nga ky moment ato mund trajtohën si vepra jo për kundërvajtje por si vepra penale kunder vendit tonë. Pra këtu perfundon plotësisht tema e pergjimeve.

Tani, në situatat e krijuara mos të vrapoj opozita Shqiptare më hapa të shpejt dhe më këmbë të lehta të këtyre përgjimeva ngase, po ti publikoj shteti pergjimet branda bllokut tyre opozitar, e tërë Shqipëria do ngrihej në këmbë dhe kështu do përfundonte vendi në një luftë civile ku prap se prap, në fund Shqipëria do nbetet kjo që është por më një turp më shumë dhe më të madh për shekullin 21.

Tash shtrohet pyetja : Kush e donë një Shqipëri të tillë në shekullin e Ri ? Kush tjetër pos armiqt kalavesh në vendin tonë.

Zgjedhje në këto rrethana nuk do duhej të ketë ngase të dyja blloqet politike do të jenë pjesë e rrezikimit të rendit, qetsisë dhe interesave të vendit tonë.

Sa më shpejt të funksionoj dhe veproj ligji i tillë çfarë është dhe ti kap e ndeshkoj gjitha kategoritë varësisht kush sa ka shkelur interesat e vendit tonë. Kjo, edhe kështu në këto rrethana mund të funksionij po të kemi gjykata të paverura nga politika.

Tash, ta gjëj modalitetin si të kalohet pa zgjedhje kaq të aferta ku njera palë jetësisht i don ato derisa pala tjetër po ashtu jetësisht kunder mbajtjës tyre, kjo do ishte punë e tepërt për mua derisa nuk të degjon njeri në atë vend për të mirën e vendit tonë.

As Qeveritë teknike, kalimtare apo të zgjeruara disi nuk i preferoj ngase aty kontrabandohen interesat e krye fajtorëve politik dhe krejt në emër të shpetimit të vendit nga më e keqja, një makiazh politike kjo !!! kështu do vazhdonete tutje pa sukses dhe më improvizime të reja ku fajorët e kreut të krzës nga gjitha palët do duhen identifiku e që faktikisht jan të identifukuar por populli i pergjysmuar ende pas tyre.

O zot, ndihmo Shqipërinë dhe popullin e sajë nga më e keqja të cilën po e gatuajn fajtorët politik.

Luzern 21.06.2019

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1950