“Shqipëria në krizë të thellë”, Meta mesazh të fortë 30 minuta para konferencës

02.07.2019 11:25:10

Në orën 11:00 Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, e para pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku do t’u ofrojë palëve edhe planin e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Teksa më parë me një njoftim zyrtar nga Presidenca u bë i ditur orari i konferencës, tashmë Meta 30 minuta para tregon edhe arsyet përse do të dalë të flasë para gazetarëve.

Duke kërkuar ta ndjekin live, Meta thekson se del në këtë konferencë “për vlerësimin e votimeve socialiste, por edhe për zgjidhjen e plotë të krizës edhe më të rënduar kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit në vend”.

Të dashur miq! Më ndiqni në ora 11:00 në konferencë shtypi live nga Presidenca, për vlerësimin e votimeve socialiste, por edhe për zgjidhjen e plotë të krizës edhe më të rënduar kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit në vend. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan ai në Facebook.