Shqipëria ngjit një shkallë në renditjen e FIFA-s

15.02.2018 12:35:53

FIFA ka publikuar sot renditjen e ekipeve kombëtare për muajin shkurt dhe Shqipëria ka fituar një vend, duke shkuar në vend të 59-të nga vendi i 60-të. Kombëtarja kuqezi nuk ka luajtur së fundi, por renditja lëviz edhe nga paraqitja e kombëtareve të tjera. Ndeshja e fundit është miqësorja me Turqinë.

Renditja kryesohet nga Gjermania, Brazili dhe Portugalia, ndërsa Norvegjia, kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e radhës, mban vendin e 56-të në renditje, pra është prapa kuqezinjve.

Janë përmirësuar me nga një vend edhe Skocia dhe Izraeli, kundërshtarët në grup të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Skocia, nga vendi i 31-të, është ngjitur në të 30-in, kurse Izraeli ka lënë vendin e 99-të për t’u ngjitur të të 98-in

Edhe Kosova ka fituar një vend në këtë renditje dhe tashmë e sheh veten në vend të 177-të nga i 178-i që ishte më parë.