Shqipëria voton/ Lulzim Basha flet nga selia blu, ja mesazhi i liderit të PD

30.06.2019 17:36:31

Gjigandi mediatik “Al Jazeera” ashtu siç e ka monitoruar prej disa muajsh situatën politike në Shqipëri, ka vijuar edhe sot me punën në terren, teksa ka monitoruar procesin e votimit në Shkollën e Mesme “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

“Al Jazeera” ka realizuar një kronikë për procesin zgjedhor në këtë qytet, duke sqaruar: “Ky është një bastion i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama”.

Në vijim, gazetari John Psaropoulo ka intervistuar kryebashkiakun ende në fuqi të Kamzës, Xhelal Mziu, i cili shprehet se nuk do t’i njohë zgjedhjet.

“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”, thotë kryebashkiaku i Kamzës për Al Jazeera.

Media e huaj vë në dukje faktin se Partia Demokratike drejtoi shumë mbështetës për të parandaluar ngritjen e qendrave të votimit në të 24 qytetet ku dominon opozita.