Shqipëria “zien” nga kriza, Presidenti Meta flet nga Piramidat e Gizë

02.03.2019 11:09:57

Prej disa ditësh, Presidenti ilir Meta gjendet në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku ka pasur takime të rëndësishme me anëtarë të qeverisë, të cilëve u ka kërkuar bashkëpunim në sektorë të ndryshëm.

Ndërkohë në fundjavë, Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të vizitojë Piramidat e famshme të Gizës, duke shkruar në Facebook për impresionet e tij.1 of 6  

“Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit. Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar”, thotë Meta.