Shqipëri:Lulzim Basha sfidon Ramën në Kuvend: Ja kushtet kur mund të jemi konkurrentë ne të dy

Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij të parë në Kuvend, si kryetar i Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës që zgjati më shumë se 35 minuta, Basha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se do të duhej të përmbushte disa kushte që të ishin konkurrentë të barabartë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Kuvend:

Që të bëhesh konkurrenti, im është shumë e vështirë për ty, ndoshta e pamundur, sepse duhet të bëhesh ai që nuk je. Të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat.

Duhet ta nisësh me shkarkimin e Gramoz Ruçit nga kreu i Kuvendit jo vetëm për të larguar krimin nga politika, por edhe për të shpëtuar imazhin e diskredituar të vendit.

Duhet të arrestosh vëllanë e Fatmir Xhafajt dhe t’ia dorëzosh Interpolit që e kërkon për trafik ndërkombëtar droge.

Duhet të shkarkosh Fatmir Xhafajn si njeri të lidhur me krimin. Duhet të gjesh dhe arrestosh gjithë ata funksionarë policie që kanë favorizuar drogën deri më tani, me në krye kapitenin e tyre, Tahirin.

Duhet të heqësh kryetarët e inkriminuar të bashkive. Duhet të rikthesh ne burg banditet qe lirove për zgjedhje.  

I bën dot ti këto?