Shqipfolësit milet i mjerë! Skajshëm folklorik dhe hipokrit!

21.07.2019 14:12:52

Nga: Nazmi Qehaja

Ramushin do ta burgos Evropa, sa herë ta kërkoj Hashimi dhe Kadria me sahanlëpirësit e tyre! Tek e fundit, nuk jeni ju ata, që deri dje kërkuat shkarkimin dhe burgosjen e tij, për korrupsion, nepotizëm, keqpërdorim të pronës publike, buxhetit dhe shumë të ligave të tjera, e sot dilni e derdhni lot, gjëja për ta mbrojt’ !

Nuk qenka Ramushi, Jakupi, Hashimi, Kadria e 100 të tjerë, që Gjykatën speciale, kundër vetes e votuan, bile edhe e festuan. Tani, çfar rëndësie ka burgosja e Ramushit si individ, në raport me qëllimin. Ramushi shkon në Hagë dhe kthehet i kushtëzuar me kërkesën për ratifikimin në kuvend të Bashkësisë së Komunave Serbe, identike siç ndodhi në Francë, në kohën kur duhej të ratifikohej kufiri me Malin e Zi.
Unë, ndër vite, e kam njohur mirë këtë milet, por vërtetë, nuk e kam besuar kurrë, se mund të jetë, në një gjendje kaq të mjerë! Dhe për këte që po e them, nuk më vjen fare keq! U lodhëm më, me këto budallallëqe të këtij mileti. Ky, ia mban gajlen Ramushit, me milona euro pasuri, duke u mbrojtur në Hagë edhe me parat e tij, miletit! Në anën tjetër, vendi zbrazet për çdo ditë nga varfëria dhe papërspektiva!

Nuk mund të shërohet, në mungesë, çak edhe të një shprici, jo më të shtrejtë se 2 centë! Në Serbi veç ka filluar festa e rikthimit në Kosovë, e ky, mileti, rrin, hanë, pinë dhe ëndërron, se Amerika do ta mbroj! Turp!

Shqipëri, Gjiri i Lalzit, 21.07.2019