Shqiptarët drejt kutive të votimit, mesazhi i pazakontë i Ramës

30.06.2019 10:03:36

Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet bashkiake në Shqipëri, proces që do të zgjasi deri në orën 19:00. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të drejtë vote kanë 3 milionë e 536 mijë e 15 qytetarë. Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin, ndërsa qendrat e votimit janë marrë në mbrojtje nga policia.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale ku uron qytetarët që të kenë një të dielë të qetë.

 

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto tinguj e pamje nga nata përmbyllëse e #muajimuzikës🎼, ju uroj një të dielë të bukur 😊”, shkruan Rama.