Shqiptarët kan mbetur si gusatë në mjegullë?!

20.09.2019 00:31:35

Nga Skënder MULLIQI

Secili prej nesh në fund të vitit e bënë rekapitulimin e 12 muajve të lënë mbrapa. Pak kush është I kënaqur më ate çka ka realizuar .Sigurisht së bëhemi sentimental e më shumë të pikëlluar së na është hargjuar edhe një vit kalendarik , duke na mbajtur gjallë shpresa për vitin vijues. Nese shumë na u ngjallën shpresat për një të ardhme të ndritur , së e fituam luftën kunder Serbisë, këto shpresa u zvetnuan dhe po vazhdojnë të zbehën, së shumë kohë tashmë ka kaluar që jemi shtet sovran dhe I pavarur , e nuk po bëhët mirë. Nuk u bë mirë dhe zor që bëhët , së bësuam vërbërisht në këta politikanë të rrejshem.Shqiptarëve bashkë më orën historike ju ka ndalur edhe truri . Ndryshe si të kuptohet fakti së aq lehtë e pranuam kapitulimin para këtyre udhëheqësve trushpërlarë. Na mashtruan dhe e mashtruam edhe vetën shumë keq.U mashtruan nënat tona të cilat sakrifikuan për fëmijët e tyre, u mashtruan ushtarët e ushtrisë qlirimtare, të cilët shumica po jetojnë keq…
U mashtruan rinia jonë e cila nga lojërat e këtyre politikanëve hazarder ju është rrezikuar seriozisht ekzistenca e tyre. Na është rrezikuar edhe lumturia , dhe koha aq e vlefshme pa i realizuar as synimet minimale jetësore. Ka filluar të na rrezikohet edhe pasuria e patundshme , së pasuria shoqërore moti është grabitur…
Edhe mendja ka filluar më u trubulluar.Po bëhën eksprimente si më minjë, duke na futur edhe ushqime me afate të skaduara .Jemi duke u ushqyer më “ ushqime speciale” nga Serbia dedikuar Kosovës, e cila ka mbetur më shumë në mëshirën e fatit . Dhe, po jemi dëshmitarë së çka po ndodhë kështu me ne , dhe rreth nesh! Vdekshmëria kurrë nuk ka qenë më e lartë, pikërisht nga këto “ushqime”, nga helmet serbe te luftës, si dhe nga stresi I vazhdueshem ,së shumica nuk po kan mundësi ti lidhin dy skajet e muajit .Asesi nuk e kam të çartë , së si njerëzit u bësuan dhe ende po vazhdojnë të besojnë në fallgjorë politikë, të tipit të Burdushit!
Këtë zor që ma shpjegon kush. Në vend që të gjithë keqbërësit e nuk janë të pakët sot në Kosovë, të merren në përgjegjësi morale e penale , ata po shpërblehen nga padituria dhe naiviteti jonë . Besa nuk është numri I vogël I atyre të cilët këtyre njerëzve, po ju thuren edhe lavde?! Ky është realiteti . Lufta ideologjike e ka burimin nga politika.Sot, gjithëqka po matet më mjete materjale .Po rrënohet qëllimisht dinamika sociale . Shqiptarët kan mbetur si gusatë në mjegull, pa vizion për të ardhmen…