Shqiptarët kan nevojë për të verteta?!

24.06.2019 15:54:58

Nga Skënder MULLIQI

Shumë më herët ekziston bindja së njerëzit e politikës janë me genjështarët, më një dallim së cili nga ta genjene më shumë së tjetri.Por, ketu sigurisht duhet bere qarte dallimin se cilët janë ata. Sigurisht së të gjithë nuk merren me genjeshtrën. Për të vërtetën e pa kontestueshme duhet te kete shumë me shumë vend. Rrena të mëdha dhe rrena të vogla më së shumti kemi dëgjuar gjatë fushatave elektorale, ku janë përjashtuar shume faktet. Duket së botën e ka vërshuar më shumë e keqja së sa e mira. Rrenat bëhën të rrezikshme për një shtet atëherë kur merren vendime politike të mëdha. Këto rrena përgatitën mirë paraprakisht në kuzhinat e njerëzve të politikës.
E vërteta politike më shumë po është individuale së sa e karakterit të përgjithshem. Rrenat për qëllime pushtuese i kanë përdorur serbët historikisht karshi tokave shqiptare. Këto rrena janë lançuar nga strukturat më të larta të shtetit, Akademisë dhe Kishës Ortodokse Serbe. Këto rrena për shumë vite serbëve u kanë pi ujë para faktorit ndërkombëtar. Rrena të tilla ishin rrenat e babait të kombit serb, Dobrica Çosiqit. Rrena e madhe së serbet janë popull hyjnor, së janë populli më i lashtë e plotë rrena të tjera, të cilat rrena bënë që të kemi edhe gjenocid më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë.
Mos te behemi edhe ne të tille?!Rrenat për qëllime të caktuara politike i preferuan komunistet, duke e shtrembëruar krejt realitetin, duke i eleminuar faktet, për ta ruajtur pushtetin tiranik. Demokracia është duke u ballafaquar më problemin e dallimit të fakteve prej fakteve imagjinare. Në bazë të rrenave shumë njerëz edhe u ngritën në politikë. Ata si autsajder politikë arriten që të mashtrojnë elektoratin në fushata, e pastaj si pushtetarë e mashtruan edhe faktikisht. Arritën të zgjojnë euforinë në mesin e votuesve, të cilën gjë e shfrytëzuan mirë për realizimin e interesave përsonale dhe përfitimeve. Krijuan eufori të masa qëllimisht, që ata të kenaqën më të arriturat të vogla.
Nuk inkuadruan kurrë ajkën intelektuale të cilën më shantazhe arritën ta mbajnë të heshtur para sfidave të mëdha. Krijuan rrethana të pa qendrueshemërisë politike dhe të pa qendrueshmërisë ekonomike. Pushtetet e futën kontrollin e rrept në disa media të cilat janë bërë mjet i fortë i propagandës dhe të rrenave të tjera më bollëk.Kjo ka bere qe te humbet edhe besimi i qytetareve .
Gjithmonë po jemi midis rrenës dhe të vërtetës, që është edhe më keq. Një pjesë e mediave janë dhënë pas senzacioneve . Dihet së roli i mediave eshtë të thuhet e vërteta dhe vëtem e vërteta. Kemi mbetur në mes luftës konfuze, kemi mbetur në mes të vërtetës dhe falsifikimeve, kemi mbetur midis fakteve dhe të dhënave të dyshimta, duke mjegulluar situaten politike edhe me shume .
Ekspanzionit të rrenave dhe manipulimeve politike është koha që tu kundervëhemi më të vërtetat e pa kontestueshme. Të gjitha mediat tona të shkruara dhe elektronike duhet të kan një çasje koherente karshi të gjitha ndodhive të shumta jo të mira jo vetem në Kosovë por edhe ne Shqipëri. Ta largojmë më të vërteta perdën e zymtësisë neokomuniste, e cila aktualisht i ka mbular trojet shqiptare. Mos ta komplikojmë të vërtetën, ose ta zëvëndësojmë atë më diçka sa për ta tërheqë vemendjën tonë…