Shqiptarët në Mal të Zi, një ministri dhe nënkryetarin e Kuvendit

23.11.2016 14:42:32

Lideri i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq do të zgjidhet nesër kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, ndërsa nënkryetar Genci Nimanbegu nga koalicioni “Shqiptarët e vendosur”, shkruajnë mediat malazeze.

Siç bëhet e ditur, këtij koalicioni shqiptar do t’i takojë edhe Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.

“Shqiptarët kanë kërkuar funksionin e nënkryetarit të Qeverisë, por fati i kësaj kërkese është i pasigurt”,  shkruan ‘Pobjeda’