Shqiptarët (nga Altiero Spinelli)

25.04.2020 12:35:58
Përbërja politike e kolonisë në Ventotene (një ishull italian) fillimisht ishte e ngjashme me atë të Ponzës. Ndryshimi i parë ishte ardhja e rreth pesëdhjetë shqiptarëve. Shumica e tyre ishin anëtarë të rritur meshkuj të një prej fiseve të tyre të barinj malore, që nga më i vjetri që u printe deri tek më i riu që ishte pesëmbëdhjetë vjeç. Ata kishin qenë gjithnjë besnikë ndaj mbretit Zog dhe ndaj Italisë që e mbante nën protektoratin e saj. Por ata kishin qëndruar besnikë ndaj Musolinit edhe kur, në popullariteti ndërkombëtareme çmim të lirë, papritmas e kishte shpallur armik mbretin qe kishte nen protektoratdhe e kishte detyruar te linte vendin. I kishin sjellë të gjithë në Ventotene sepse kishin rrefuzuar uzurpatorin italian. Ata dinin vetëm disa fjalë italiane dhe i kishin lerjuar te rrinin së bashku në Granilet, ku mund të kryenin lirisht ritet e tyre muslimane.
I dëgjonim ata që festonin me zë të lartë netët e Ramazanit. Të burgosurit që ishin fqinjët e tyre në Granili së shpejti na sollën një lajm krejtësisht të pazakontë për ta. Ata gjithmonë shkonin me solemnitetin e çdo akti të tyre në tualet me një enë metalike të mbushur me ujë në duar, sepse ishte zakon i tyre ritual që të shpëlarja pasi të kishin bërë nevojat, por duke kryer ritin e tyre ata fshinin gishtat duke i fërkuar në muret e tualetit, të cilat morën pamjen e lëkurave të leopardit.
Së bashku me këta barinj, krenarë si princë dhe primitivë si egërsira për të cilët ushqimi bazë kishte qenë gjithnjë bukë me djathë, dhe jeta modeste e Ventotenit u dukej pothuajse luksoze, ishin një duzinë intelektualësh që kishin studiuar në universitetet më të famshme të Evropës, flisnin tre ose katër gjuhë përveç dy gjuheve të tyre dhei kishin internuar sepse u përpoqën të organizonin një rezistencë kombëtare. Ata vendosën marrëdhënie të mira me të burgosurit italianë pa asnjë vështirësi, duke zhvilluar relazione sipas perkatësive politike, disa me komunistët, disa me ‘xhelistët’, njëfarë, Lazar Fundo, u shoqerua me mua. Ndiej detyrë të flas për Fundon këtu, ndonse ai vetë në fund u shkëput plotësisht nga unë, ne kemi qenë miq për disa vjet, dhe për këtë arsye unë do të doja kontribuoja në mënyrë që kujtimi i tij të mos zhduket plotësisht. Ai ishte më ngrituri nder të gjithë shqiptarët, pasi ai kishte një përvojë të gjatë dhe komplekse politike, e cila i mungonte jo vetëm barinjve myslimanë, por edhe intelektualëve, të cilët vetëm kohët e fundit ishin tërhequr në politikë të nxitur nga aversioni i tyre ndaj pushtuesit fashiste. Fundo ishte bërë komunist në Paris gjatë studimeve të tij universitare. Meqenëse inteligjencës dhe njohjes së disa gjuhëve i bashkoheshin besimit të tij politik, angazhimi i tij politik kishte shkuar përtej Shqipërisë, dhe kur Dimitrov ishte arrestuar pas zjarrit të Reichstagut, Fundo ishte në Berlin si një nga bashkëpunëtorët e tij. Pasi i shpëtoi arrestimit, u kthye në Moskë, ku punoi në organizimin “Internacionalen komuniste”. Kur nisi fushata e spastrimeve të mëdha, ai, një komunist i bindur, por i edukuar në atmosferën e lirë kulturore të vendeve demokratike dhe intelektualisht kurioz, duke frekuentuar jo pak kundërshtarët e Stalinit dhe duke provuar një simpati të tillë për ta, iu nënshtrua marrje në pyetje të gjata dhe rraskapitëse nga një komitet spastrimi i Kominternit.
E dëgjova tek përsëriste, por me implikime shumë më dramatike, atë që Nischio më kishte thënë tashmë në Ponza. Ai kishte vënë se si misteriozisht zhdukej ky apo ai shok pranë tij, ashtu ai e kuptoi rrezikun që po i kanosej dhe mohoi me ngulm të gjitha ato që inkuizitorët e tij insistuan ta bënin të pranonte, d.m.th me çfare qellimi ishte shprehur keshtu apo ashtu me kete apo me atë person. Shume nga keta ishin te sajuara enkas por kishte edhe gjera te verteta. Unë gjithmonë mohoja gjithçka, thoshte ai, pasi kisha kuptuar se ata nuk kishin asgjë të saktë në dorë dhe vetem rrëfimi im u duhej per të proceduar kundër meje. Presioni nga burrat e komitetit te spastrimit ishte i madh, zbrazëtia përreth meje u rrit aq shumë sa më shumë se një herë u tundova të rrëfenja gjithçka që ata më kërkuan, të vërtetë apo të rremë që ishte, dhe t’i jepte fund torturave psikologjike ndaj të cilave iu nënshtrova. Nuk u dorëzova, vetëm sepse dy ose tre shokë të Ballkanit që kishin mbetur fshehurazi miq të mi, më nxitën të mos hiqja dorë.
Po të dorzohesha, më thanë, ata nuk do të më linin më të qetë, por unë do të isha përdorur për të shkatërruar shokët e tjerë dhe të gjithë do të binin njeri pas tjetrit. Ndërsa ai qendroi dhe vazhdoi të mohonte, hetimet mbi te u pezulluan. Ai u kthye për të punuar në “Internacionale”, por jo më me detyrat që kishte në të kaluarën. Herë pas here e çonin jashtë vendit. Për fat të mirë për të, Dimitrovi, u emrua kryetar “Internacionales” dhe nuk e kishte harruar bashkëpunëtorin e tij në Berlin, ai i dha atij detyra gjithnjë e më të rëndësishme për të provuar besnikërinë e tij, dhe një ditë i tha se deri tani ai kishte fituar besimin e partisë dhe do të ngarkohej me një mision të ri në Evropë.
Në stacionin e parë polak, Fundo dërgoi një telegram të gjatë në Paris në të cilin shpjegoi se si dhe pse ai nderpriste të gjitha marrëdhëniet e tij me “Internacionalen”. Kur trupat fashiste pushtuan Shqipërinë, ai u nis nga Parisi në Tiranë, me një grup bashkatdhetarësh, por sapo hyri në atdhe e arrestuan. Në Ventotene ai ishte afruar natyrshëm me ish-komunistët, “Xhellistet” dhe socialistët, me të cilët fliste shpesh për çoroditjen e regjimit të Stalinit. Shpesh ai shëtiste zhdervjellet, i drejtë, i pashem, flokëverdhë, duke murmuritur me zë të ulët fjalët e Platonit që po lexonte në greqisht, duke kërkuar qetësinë e mendjes ndër të diturit antikë. Paqen që kishte humbur nga dështimi i përvojës së tij komuniste dhe që nuk e gjeti kurre më. Kur BRSS u sulmua nga nazistët, ai hodhi poshtë çdo kritikë të së kaluarës, çdo mallkim që ai pat leshuar kundër hyjnisë antike dhe gati saqe i dukej se po shfaqte një mrekulli purifikimi. Kur pas 8 shtatorit u shperbe në Pistiçi (sh. qytet në Bazilikatë-Itali), celula e fundit e atyre të ngujuarve të Ventotenës te paliruar nga Badoglio, Llazar Fundo arriti në brigjet e Puljes, kaloi në Shqipëri, u paraqit para partizanëve komunistë duke i deklaruar se kush ishte dhe se po vinte të luftonte krah tyre, por ata vune pas murit dhe a pushkatuan. Ai duhet të ketë qenë rreth dyzet vjeç. Dua të shpresoj që përveç meje ndonje shqiptarë nëpër botë do te jete për ta kujtuar atë.
(Altiero Spinelli, “Si u përpoqa të bëhem i urtë”,” Il Mulino”, 1984 dhe 1987, Botimi i ri 1988, f. 264-267)

Pjerr në shqipe nga: Mario Bellizzi e

Marjan Bunaj