SHQIPTARËT PARA KËTHESËS SË MADHE HISTORIKE!

18.09.2020 17:17:02
Nga: Ahmet Asani
Gjendja politike të cilën e kemi sot në Kosovë, êshtë rezultat i mosnjohjes se realitetit, gjendje kjo e cila rezulton me votime ne stilin “hajt kësaj here t’i provojmê këta”, radhen tjeter , “hajt kesaj radhe t’i provojmë edhe k’ta…”, e në fakt ka më shumë se një dekadë që shumicen e votave de fakto e marrin subjektet brenda të cilave veprojnê mu “k’ta” – Stalinisto-Enveristët, për të cilët votuesi gabimisht mendon se ka kohê që “k’ta” nuk janê mê aktiv!?
Në zgjedhjet e fundit parolla “hajt t’i provojmë edhe k’ta…” u shit mirë te votuesi i cili nuk e njohu kurrë realitetin politik kosovar e gjithëshqiptar, u shit te ai votues qe nuk e mesoi kurrë që “k’ta” nê fakt janë më të provuarit nga të gjitha grupet tjera, nga që nuk ka subjekt në të cilin “k’ta” nuk i kanë futur hundët – nga LDK-ja e deri te PDK-ja e së fundit në LVV, organizim ky i cili uroj të jetê i fundit dhe nga i cili uroj të dalin e mos të futen me askund tjetër!
Parolla “hajt t’i provojmë edhe k’ta” u shit edhe te votuesit e djathtë, në aspektin e moskundërshtimit të koalicionit LDK & VV, i cili para votuesit nga tipat narcisoidê si Osmani, qëllimisht u prezantua si “Koalicion i Shpëtimit”, fakt ky që i fuqizoi shumë “k’ta” dhe gjithë tipat si Osmani, e cila në këto zgjedhje vërtetë hyri si Uragan, por jo për ta shkaterruar këtë të majtë ortodokse Stalinisto-Enveriste, por për ta shkatërruar LDK-ën dhe gjithê spektrin e subjekteve të djathta, të cilat ka vite që po luftojnë për tu çliruar nga e keqja komuniste!
E vërtetë është poashtu se një pjese e madhe e evolucionistëve, e atyre që besojnë në teorinë e Darvinit, kësaj radhe nuk e kundërshtuan këtë koalicion, përkundrazi e mbështeten duke mos agjituar kundër votimit të VV-ës as edhe në familjet e tyre, duke besuar se ka ardhur momenti i një ndryshimi evolutiv kualitativ dhe se ky grup i cili e ka ne dorë Organin kryesor – te LVV-es, kesaj radhe do të evoluonte e ndryshonte!
Por ndodhi ajo qe ndodhi! Ndodhi ajo të cilen te gjithë bota e pa, dhe nga këto zgjedhje të gjithë Darvinistet duhet ta kenë marr një mësim i cili thotë që teoria e Darvinit nuk vlenê për gjitha speciet e kesaj bote! Nëse dikush ka gene te njeriut qe vetem gjak e pushtet sheh para vetes siç shohin Stalinisto-Enveristet, nëse dikush para vetes sheh vetëm terr, zi e pushtet siç shohin narcisodët e tipit Osmani, atëhere evolucionistët duhen të presin edhe disa miliona vite deri sa të shuhet ky gen, sepse nuk besoj që ky gen ndonjëherê tê evoluoj!
Të majtit në fjalê janê kategori e të majtës që nuk i duron reformat, dhe në momentin kur e shohin që një organizim ka marr rrugen e reformimit dhe keta nuk mund ta pengojnë, atehere “k’ta” dalin nga aty sikur minjtë para tërmetit, ikin dhe krijojnë strofullën e tyre të re, strofullë prej nga sulmojnë subjektet në të cilat kanë vepruar vet më parë, e që nuk kanë arritur t’i mbajnë në Frymën e tyre moniste e as t’i shkatërrojnê!
Si në luftë ashtu edhe në liri, ky lloj i të majtës, strofullat e tyre i ngrisin me gjakun e tjerëve! Aty ku vepron ky lloj i komunistëve ortodoks, aty gjithëmonë duhet të derdhet gjak, sepse vetëm gjaku i derdhur i rinisê mund t’i mbaj ata gjallë! Kjo është kështu dhe do të vazhdojë të jetë kështu, derisa bota nuk do t’i denojë hapur dhe nxjerr me fakte para drejtësise krimet shekullore të komunizmit, krime të cilat u bënê në emër të barazisë e drejtësisë komuniste dhe në emër të Pabesimit në Zot!
Mendoj që kombi shqiptar është para një momentumi historik, kur duhet të ndahet njëherë e përgjithëmonê nga shpresa se e mira mund te vijë nga fryma komuniste Stalinisto-Enveriste! Kjo frymê ishte dhe mbeti burim i të këqijave që goditen pjesën më të madhe të njerëzimit e më së shumëti shtetin amê tê shqiptareve – Shqiperinë!
Sikur në Shqiperi mos të kishte hyrë Fryma komuniste e cila hyri në v.1924, sikur Shqipëria mos t’ishte bërë shtet komunist siç u bë në v.1945, sikur Shqipëria viteve 50 apo 60-ta s’paku të kishte filluar me reforma dhe t’ishte bërë revizioniste (reformuese) në ekonomi e drejtësi dhe t’ishte hapur ndaj perëndimit e Amerikës, sot ndoshta do ta kishim pas një Shqiperi Etnike e jo një Shqipëri të cunguar dhe një Kosovë që po lufton me identitetin e vet, e një Maqedoni e cila na e morri një pjese te madhe të teritorit e popullit shqiptarê, ku një pjesê tê shqiptarëve atje i bëri që të ndjehen më të afërt me Turqi e Arabi se sa me Kosovê e Shqipëri!