Shqiptari mbetet në mes të detit, kërkon ndihmë nga Forcat Detare

06.11.2016 09:49:20

Forcat Detare të Shqipërisë kanë ndërmarrë një mision shpëtimi sot në mëngjes në detin Jon. Dy anije të saj dhe një helikopter janë nisur nga Sazani dhe Pashalimani për të tërhequr në breg një skaf privat që ka mbetur në mes të detit.

Pronari i tij, Adrian Jahja, ishte duke ardhur nga Italia për në Shqipëri me skafin e tij kur i mbaroi karburanti në 10 milje larg në veriperëndim të Sazanit dhe ai u detyrua të kërkojë ndihmë.

Ministria e Mbrojtjes tha se ishte njoftuar nga djali i Adrian Jahjas se i ati kishte mbetur në det dhe i rrezikohej jeta nga dallgët.