Shqiptari më i urryer në botë goditet me jashtëqitje qeni në fytyrë, mediat e huaja tallen me të (Video)

18.01.2017 16:29:57

Martin Shkreli tashmë është kthyer në shqiptarin më të urryer në botë, për shkak të rritjes së çmimit të ilaçit kundër kancerit nga 13.5 dollarë në 750 dollarë për pilulë.

Së fundmi ai e ka anuluar takimin e tij me studentë në Univeristetin e Kalifornisë, për shkak të një proteste të organizuar ndaj tij.

Në një moment ai teksa po bënte një foto, një nga protestuesit është hedhur dhe i ka gjuajtur jashtëqitje qeni në fytyrë.

Media të huaja e kanë paraqitur me shumë ironi këtë lajm duke u tallur me Martinin, ndërsa qytetarët e botës nuk ngurojnë të shprehin në çdo rast urrejtjen ndaj tij.