Shqiptari nga Kosova dhuron ushqim falas për të prekurit nga uragani në Houston (Video)

03.09.2017 15:18:28

Shumë shqiptarë kanë treguar anën e tyre humane kur uragani Harvey ka goditur Hjustoni në SHBA, ku kanë vdekur dhjetëra persona dhe dëmet materiale janë shumë të mëdha.

I fundit për të cilin është raportuar se ka treguar anën humane është, Kujtim Lokaj.

Ai ka një restaurant në Dallas dhe ka dhuruar ushqim falas për të prekurit nga ky uragan, që ka tronditur SHBA-në, përcjell albinfo.ch.

Lokaj ka thënë se është një situatë pak e ngjashme, sikur me Kosovën dhe për këtë arsye ka vendosur të ndihmojë. Madje, këtë e quan privilegj.