Shqiptari që planifikoi arratisjen do shembte murin e burgut në Greqi

03.02.2018 12:46:54

Policia greke është vendosur në alarm nga një shtetas shqiptar, i cili vuante dënimin në burgun e famshëm Korydallos.

Sipas mediave greke, shqiptari Fabio Dushku kishte planifikuar arratisjen nga burgu greke.

Dushku është një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi ai vetë është deklaruar si shok i Pëllumb Marnikollaj, shqiptari që humbi jetën në rrethana të çuditshme në një komisariat policie në Greqi.

Prokuroria greke ka njoftuar se Dushku po planifikonte arratisjen dhe në dhomën e tij janë gjetur 3 laptopë, celularë dhe thika.

Në momentin e kontrollit, Fabio Dushku ishte duke komunikuar në Skype me dikë nga jashtë. Fakti që të burgosurit shqiptar i janë gjetur në burg të tillë mjete, është cilësuar nga autoritetet greke si një skandal.

Ndërkohë në Greqi, mediat shkruajnë se Dushku është bashkëpunëtor i terroristëve të ‘Pirines tis Fotias’ dhe plani i arratisjes do të realizohej duke shembur murin e burgut.