Shqiptari tmerron italianin: Me jep paratë ose të futa në lavatriçe

15.11.2016 19:26:32

 “Me jep paratë ose do të fus në lavatriçe”, ishte kërcënimi që ka marrë një punonjës pranë një lavanderie në zonën e Testaccio-s në Itali. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, kur policia mori një denoncim për një sherr mes dy personash. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u vu re se punonjësi i dyqanit ishte sulmuar, goditur me dhunë në fytyrë, si dhe ishte përplasur  pas  makinës larëse.

Policia e arrestoi shqiptarin L.S., 42 vjeç, i cili tashmë do të akuzohet për tentativë grabitjeje. Nga lëvizjet e tij shihet edhe kërcënimi për ta future në lavatriçe nëse nuk i dorëzonte paratë.