Shtabi Rajonal – “RUGOVA”

06.07.2020 17:10:39

Nga Tahir CUKAJ

Dita më e lumtur për Rugovën dhe rugovasit, ku po këtë ditë tërhiqen policia dhe ushtria serbe nga fshati Shtupeq i Madh dhe fillon një frymë e re për një organizim të mirëfillt në Rugovë! Dhe, po në ketë ditë vie kontigjeni i parë më ndihma humanitare nga Bajram Ramë Xhemajli i cili deshmohet më guximin e tij intelektual prej një veprimtari dhe patrioti të shquar kelmendas! Për hir të respektit dhe kontributit të tij , për herë të parë po e postoj ketë foto , pasi që më ra në dorë më shumë vonësë! Në kohën kur zihej e pêrzihej fjala më gjak dhe varre , dhe mirreshin jetra njerëzish nga ushtria serbe , veprimtari Bajram Kelmendi merr vendim të sakrifikohet, po qe nevoja dhe niset drejt istikameve dhe shtigjeve të luftës për ti sjellur bukë dhe veshmbathje popullsisë se Rugovës dhe refugjatëve të cilët ishin të strehuar aso kohe në Rugovë! Në kohen kur Kosova përshkohej në flakë dhe mbi sofer dhe eshtrat e shqiptarve manovronte tenku më njësitet militare burrat e Rugovës ishin në kembë dhe në gjendje gatishmerie për ti ardhur në ndihmë , qoftë më pushkë qoftë më sofer të shtruar. Kjo ditë ishte ditë e shumëfisht më gëzime sepse patem fatin të njoftohemi më rrjedhat e luftës që zhvilloheshin në Rrafshin e Dukagjinit dhe të Kosovës, pastaj u takuam me disa veprimtar që ishin të kyqur në shoqata të ndryshme dhe mbi supe ndienin dhimbjen e popullit që kishte përfshi lufta! Në shoqerimin e Bajram Kelmendit në mesin e tyre ishte edhe miku dhe shoku im Haxhi Iberdemaj i cili ishte një veprimtar i shquar që nga ditet e para! Bajram Kelmendi, unë në emrin tim dhe të bashkluftetarit tim Sokol Muriqi dua të iu shprehi respektin tim për kontributin e dhenë gjatë luftës në Krahinen e Rugovës! Ndihma e jote ishte e vetmja shpresë për ta jetuar jeten popullata e Rugovës , dhe Ju jeni njeriu i parë që na