Shtatë anije iraniane përfshihen nga zjarri, rem tymi të zi ngritën mbi...

Shtatë anije iraniane përfshihen nga zjarri, rem tymi të zi ngritën mbi portin Busher – jo larg centralit bërthamor

15.07.2020 20:29:39

Të paktën shtatë anije janë përfshirë nga zjarri në portin iranian Busher, ka njoftuar sot agjencia e lajmeve Tasnim.

Nga zjarri nuk ka pasur viktima. Ndryshe Busher është një rajon, dhe selia shumë e rëndësishme e centralit bërthamor të Iranit

Në fotografitë që i ka publikuar IRNA, shihet një re tymi të zi që është ngritur në ajër mbi anijet e përfshira nga zjarri.

Kujtojmë që nga fundi i qershorit në afërsi të bazave ushtarake, bërthamore dhe atyre industriale kanë ndodhur disa shpërthime.