Shtatë muaj ngecje në dialog

19.06.2019 09:07:03

Javën tjetër bëhet një vit prejse ka nisur zyrtarisht faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi, porse palët nuk janë takuar qe 7 muaj.

Gjatë javës që vjen bëhet një vit i plotë prejse ka nisur zyrtarisht faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi. Por pavarësisht kësaj pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar në Bruksel qe 7 muaj.

Takimi i fundit mes përfaqësuesve të dy shteteve është mbajtur më 9 nëntor të vitit të kaluar. Derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të deklarojë se marrëveshja finale do të arrihet brenda këtij viti, përfaqësuesit e opozitës mbeten të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë 2019-s.

Meqë më shumë se gjysma e një viti prejse ka nisur etapa përmbyllëse është përshkuar me bllokim të dialogut, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se procesi i negociatave ka shënuar ngecje, duke mos qenë fare produktiv.