Shtatë skiatorë goditen nga orteku në Alpe, dy në gjendje të rëndë

05.02.2017 14:32:40

Shërbimi emergjent i shpëtimit italian ka gjeur një grup prej shtatë skiatorëve të cilët janë goditur nga orteku në Alpe, ku dy prej tyre janë të plagosur rëndë.

Është raportuar se grupi i skiatorëve janë goditur nga orteku në malin  Sela Nevea në provincën Udine të Italisë. Ata i kanë mbijetuar temperaturës  -20 gradë celsius.

Ekipi i shpëtimit ka deklaruar se të gjithë skiatorët janë qytetarë italianë, raporton Sputnik, transmeton lajmi.net

Ky nuk është incidenti i parë me ortek në Itali në këtë vit.

Me 18 Janar, orteku goditi hotelin ‘’Rigopijano’’ në regjionin Abruzzo në qendër të Italisë, duke i lënë të vdekur 29 njerëz.