Shtatë të vdekur nga zjarri në hotelin që po përdorej si spital për koronavirus në Indi

09.08.2020 10:16:34

Së paku shtatë persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri masiv në një hotel që po përdorej si spital i përkohshëm për të prekurit nga Covid-19 në rajonin jugo të Indisë, Andhra Pradesh, në orët e hershme të së dielës, njoftoi policia indiane.

“Disa persona që ishin të ngujuar dhe të lënduar janë shpëtuar dhe janë dërguar në një spital qeveritar. Zjarri është nën kontroll, por operacionet e kërkimit dhe shuarjes së zjarrit janë ende duke vazhduar”, tha policia.

Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, shkroi në Twitter: “Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin e zjarrin tragjik në një qendër për Covid-19 në Vijayawada, Andhra Pradhes. Qendra e ka tërë përkrahjen e mundshme nga qeveria shtetërore. Ngushëllimet e mia për familjet e prekura në këtë kohë pikëllimi. Lutem për shërimin e shpejtë të të lënduarve”.

Ky nuk është rasti i parë që pacientët me koronavirus pësojnë nga zjarri në Indi. Javën e kaluar, tetë pacientë me Covid-19 vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në repartin intensiv të një spitali privat në qytetin perëndimor indian, Ahmedabad.

Kryeministri rajonal në Andhra Pradesh, Jagan Mohan Reddy, i ka udhëzuar zyrtarët që të kryejnë hetime në lidhje me shpërthimin e zjarrit në hotelin që po përdorej si spital.