Shtatë tërmete në Gjirokastër, banorët kalojnë natën në rrugë nga frika (Foto)

16.10.2016 10:10:39

Plot 7 termete kanë shkundur zonën e jugut gjatë natës duke terrorizuar banorët. Termetet më të fortë janë ndjerë në qytetin e Gjirokastrës, Sarandë dhe Vlorë.

Të gjendur në panik nga tërmetet e shumta që kanë rënë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës dhe deri në të gdhirë të së dielës, banorët e Gjirokastrës, kanë preferuar ta kalojnë natën jashtë duke mos vënë gjumë në sy.

Prej orës 23:00 të ditës së shtunë e deri në orën 06:00 të së dielës, kanë rënë afërsisht 7 tërmete të cilat janë ndjerë mjaft nga banorët e pallateve në pjesën e poshtme të Gjirokastrës. Për të qenë të sigurtë, ata kanë dalë jashtë banesave dhe apartamenteve në pritje për tërmetin e radhës. /mapo