Shtatzënë, me një fëmijë në shpinë dhe prapë në “krye të detyrës”! (Foto)

10.09.2016 15:58:03

Një mjeke shtatzënë dhe nënë thotë se ajo është e befasuar nga reagimet pozitive që ajo ka marrë për një foto virale në Facebook, e cila tregon momentin kur ajo bën trajtimin e një atleti në një ndeshje futbolli, ndërsa mbante fëmijën e saj në shpinën e saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotografia tregon Dr. Megan Meier, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, duke trajtuar krahun e një atleti të shkollës së mesme në një lojë në Oklahoma City, ndërsa mbante vajzën e saj tre-vjeçare në shpinë.

Meier thuhet se është specializuar në mjekësinë sportive dhe u desh të sillte vajzën e saj të vogël aty, shkaku që nuk i kishte ardhur edhe kujdestarja e vajzës.

Shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë përshëndetur aftësinë multifunksionale të saj.

“Çfarë pamje e mrekullueshme e të qenit nënë dhe një profesionale e dedikuar”, ka shkruar një përdoruese në Facebook. /Telegrafi/