Shtëpia e Bardhë dënon sulmin në dasmë në Turqi

21.08.2016 19:02:20

Washingtoni e ka dënuar sot sulmin në një dasmë në Turqi.

Reuters bën të ditur se zëvendëspresidenti SHBA-ve, Joe Biden do të bisedojë me zyrtarët në luftën kundër terrorizmit gjatë vizitës që do t’i bëjë Turqisë këtë javë.

“Kryerësit e këtij akti barbar janë qyqarë që cak të sulmit kanë zgjedhur dasmën duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz”, thuhet në komunikatën e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Sulmin në një dasmë në Gaziantep në Turqi e kanë dënuar edhe shumë zyrtarë evropianë si Johanes Hahn, Martin Shulcz, etj.

Më herët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka qenë 12 ose 14 vjeç.