Shtëpia e Bardhë mbron goditjen kundër migrimit

29.01.2017 20:33:08

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, i ka mbrojtur kufizimet gjithëpërfshirëse të migrimit, me urdhrin e presidentit, Donald Trump, një ditë pasi kjo masë është ndalur përkohësisht nga një gjyqtare federale.

Priebus, që është shef i kabinetit të presidentit Donald Trump, i tha rrjetit televiziv NBC se nuk ka kaos në aeroportet në Shtetet e Bashkuara, ndonëse mijëra njerëz kanë protestuar gjatë ditës së djeshme.

Ai tha se prej 325 mijë njerëzve, që kanë hyrë dje në Shtetet e Bashkuara, janë arrestuar 109 vetë. Trump ka urdhëruar moslejim të personave nga 7 vende me popullatë me shumicë myslimane.