Shtëpia në Shkodër, ku ka jetuar për pak kohë Nëna Tereze (Video)

03.09.2016 16:54:37

Në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, familja e Nënës Tereze ka jetuar edhe në Shkodër. Kjo është një histori pak e njohur e jetës së saj, ndërsa atë e sjell një banor i këtij qyteti.

Tonin Prela nga Shkodra, edhe pse tashmë është një burrë i moshuar, ruan disa sende origjinale që familja Bojaxhiu la pas ikjes së Gonxhes rreth vitit 1933. Prela rrëfen se e ka rikonstruktuar banesën duke e kthyer në një muze, duke ruajtur vlerat e objekteve që po mbushin shekullin.

Megjithatë ai ndjen keqardhje që mirëmbajtja e kësaj shtëpie nuk gjen përkrahjen e institucioneve dhe nuk ka as vizitorë të shumtë.