Shtëpia si britmë…

28.10.2016 10:20:54

Mediterranea 18. Bienalja e artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës do të zhvillohet për herë të parë mes Durrësit e Tiranës më maj 2017

Kulture 1Për njëherë të vetme, arti shkon përtej kritikës dhe provokimeve, nuk kërkon alternativa të reja, por riciklon për të ripërcaktuar “shtëpinë” në gabimet gjatë procesit, në momentet e reflektimit përballë sfidave dhe kohës së pritjes për ri-ndërtim. Prezantimi i këtij projekti u bë në prezencë të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro,  Presidentes së BJCEM, Dora Bei, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Presidentit të Regione Puglia, Michele Emiliano dhe Drejtorit artistik të Bienales, Driant Zeneli nw hapwsirwn e Ministrisw sw Kulturws. “Jemi të lumtur pasi bashkë me Regione Puglia kemi bërë shumë punë të mira dhe te Presidenti Emilano kemi gjetur një mik dhe aleat për projektet e përbashkëta kulturore”,u shpreh ministrja Kumbaro. Më tej ministrja vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Veliaj, duke u shprehur se tashmë Tirana është shndërruar në një kryeqytet kulture. Dora Bei presidentja e BJCEM u shpreh e lumtur dhe entuziaste që Bienalja vitin që vjen do të zhvillohet në Shqipëri. “Ne jemi shumë të entuziazmuar që Shqipëria është bërë antarja jonë më e re. Do doja të thoja që jemi shumë të lumtur për organizimin e Bienales në Maj në Shqipëri, sepse ne besojmë se përmes artit dhe kulturës, me të rinjtë, artistët e rinj me krijimet e tyre,mund ta bëjnë më të mirë shoqërinë dhe nëpërmjet këtij procesi ne mundemi të përmirësojmë kulturën tonë. Pas pak muajsh më shumë se 200 artistë nga 20 vende të ndryshme, do të vijnë këtu dhe do ta bëjnë Shqipërinë, jo vetëm Tiranën dhe Durrësin, shtëpinë e tyre”, u shpreh presidentja e BJCEM. Ndërsa Presidenti i Regione Puglia, Michele Emiliano, tha se, pas bashkëpunimeve me Ministrinë e Kulturës, tashmë e ndjen veten si në shtëpi: “Jam i lumtur se sa herë vij në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë kam ndjesinë se  lëviz në një ambjent familjar”, u shpreh Emiliano.

Kulture 2BJCEM, Biennale des Jeunescréateurs de l’Europe et de la Mediterranee, është një rrjet ndërkombëtar i themeluar në Sarajevë, në korrik 2001, gjatë edicionit të X-të të ngjarjes më  të njëjtin emër. Në ditët e sotme, rrjeti përbëhet nga 55 anëtarë nga 17 vende , përfaqësues të institucioneve kulturore, si dhe organizatave të pavarura.  BJCEM ka krijuar bashkëpunime me partnerë në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe më gjerë me organizata dhe projekte të fokusuara në diasporën e Mesdheut. Qëllimi i shoqatës është të krijojë mundësi për artistët e rinj për të realizuar dhe shfaqur veprat e tyre dhe për ti mbështetur në procesin e tyre të krijimit dhe të kërkimit artistik.Bienalja e artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu,  mbetet një ndër aktivitetet më të rëndësishme që organizon  BJCEM , një ngjarje që çdo dy vjet mbledh në një qytet të ndryshëm, me qindra artistë të rinj së bashku,  tregon artin e tyre në disiplina të ndryshme,  në kinema , muzikë, ushqim, art pamor, teatër,  kërcim dhe letërsi. BJCEM ka organizuar 17 bienale të saj që nga data e krijimit, me një përfshirje të më shumë se 10.000  artistëve të rinj.

Edicioni i fundit i Bienales- Mediterranea 17 Young Artists Biennale-  është organizuar nga BJCEM dhe qyteti i Milanos  duke mbledhur së bashku më shumë se 300 artistë. BJCEM ka paraqitur dy kandidaturat e mundshme të Bienales së ardhshme 201,  të cilat janë Tirana, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe, qyteti i Seviljes në Spanjë, vendim i cili do të merret në Asamblenë e Përgjithshme, që do të mbahet në muajin qershor 2016.