Shtëpitë e Shëndetit të Prishtinës që pushojnë sikur shteti

10.02.2018 18:10:45
Disa Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk punojnë të shtunave e të dieleve.

Një epidemi e gripit e ka kapluar Kosovën javëve të fundit. Qendrat e Mjekëseve Familjare në Prishtinë janë të mbushura gjatë gjithë ditës. Por, A.L nuk mundi të vizitohej të shtunën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen e “Muhaxherve”. Dera ishte e mbyllur. “Të shtunën e të dielave nuk punohet”, i tha një rojtar i kësaj Qendre, shkruan lajmi.net.

“Nuk e kam ditur që nuk punon në vikend. Megjithëse nuk jam vizituar asnjëherë të mjeku. Banoj në këtë lagje. Nuk e di nëse mund të vizitohem të ndonjë qendër tjetër, meqë ata kërkojnë që vizita të bëhet në atë QMF të lagjes që banon, të shohim”, thotë për lajmi.net studentja A.L.

Drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka refuzuar të prononcohet për këtë problem. Ndërkohë, mësohet se shkaktar i pushimeve gjatë ditëve të vikendit në disa QMF është mungesa e stafit mjekësorë të Komunës së Prishtinës.

Ndërkohë, në vikend edhe gjatë festave nuk punon as QMF në lagjen “Arbëria” deh disa tjera në fshatra.