Shteti funksionon ngjashëm me organizimin e njeriut!

29.01.2020 12:40:39

Nga Ahmet Asani
Organizmi i njeriut është Bashkësi e Qelizave te cilat në menyrë harmonike, pa e urrejtur e xhelozuar, por duke e ndihmuar dhe komplementuar njëra tjetrën, e bëjnë të mundshme jetën dhe funksionimin e organeve të njeriut!

Shkencerisht êshtê vertetuar se s’mundjet më të rënda për njeriun paraqiten nga momenti kur disa qeliza të trupit nuk rrespektojnë rregullat gjenetike dhe evolutive të jetës së njerut, nuk janê bashkëpunuese me bashkesinë bilionëshe të qelizave te trupit te njeriut, por fillojnë të sillen sikur qeliza nê trup të huaj! Nê këtë rast shkenca thotê se më mirë është të provohet që këto qeliza tê irrituara apo rrebeluara t’i afrojmë e pajtojmë, për t’i këthyer në qeliza bashkëpunuese me qelizat tjera të trupit, se sa t’iu m’shohet atyre brisk ose tê provohet të helmohen me rrezikun e helmimit tê gjithë organizmit!

Njësoj edhe shteti mund tē funksionoj vetēm si Bashkësi e gjithë Pjestarëve të tij! Nëse duam të kemi shtet me shoqëri stabile, nuk guxojmë të nisemi nga parimi i largimit, linçimit dhe izolimit të pjesëtarëve të cilit do grup, sa do që ai të jetë i rrebeluar, por duhet të nisemi nga parimi i afrimit dhe integrimit të çdo grupi në Bashkësinë Shoqërore tê quajtur Shtet!

Partitë politike nê vend se ta shohin njera tjetrën si konkurente, kundërshtare e deri edhe armike, siç kanë deshirë ti shohin disa “analistë” dhe militantë partiak, do të duhej ta shohin njëra tjetrën si bashkpunuese e komplementuese! Trupi dhe jeta e njeriut nuk rrezikohet nga qelizat njerëzore, por nga disa bakterje nga te cilat organizmi i njeriut rrezikohet të sêmuret, e të perjetoj edhe mutacione vdekjeprurëse!

Njësoj sikur qe kemi bakterje që sulmojn bashkësinê e qelizave në trupin e njeriut, kemi edhe njerëz të cilet punojnê pa ndalur per ta sëmurë një shoqëri dhe shkatërruar një shtet! Kemi të bëjmê me njerez te manipuluar, me njerëz të paguar, njerëz të shantazhuar që kryejne punen e bakterjeve infektuese e kontaminuese, me qëllim të fundit përçarejn e shoqërisë sipas devizës “divide et imperia”!

Jemi para një momentumi historik kur duhet të mbyllen shumë procese si të brendshme politike ndërshqiptare, ashtu edhe të jashtme ndërfqinjësore e ndërkombëtare, andaj në këto momente edhe duhet të dijmë si të mbrohemi nga disa njerëz që po e bëjnë punën e bakterjeve dhe mikrobeve infektuese e kontaminuese!

Nuk duhet dhënë hapsirë njerëzve që nē këto momente historike merren me etiketime e baltosje të pêrfaqësuesëve të popullit! Kështu duke u dhënë hapsirë të tillëve, në fakt po u jipet hapsirë atyre që po kryejnê punën e politikës antishqiptare të shtetit tê Serbisë!