Shteti i kurthuar nga dialogu dhe nga partitë e veta politike

12.03.2019 00:04:07
Nga Arsim Kastrati

Zgjedhjet e parakohshme i pengon dialogu e dialogun e pengon taksa.
Koalicioni qeveritar i Kosovës i përçarë rreth taksës e rreth dialogut, ndërsa opozita rrin e kqyrë seri thuaja se po bëhet fjalë për Banglladeshin e jo për shtetin e tyre Kosovën!
Pak punë është taksa, mospajtimi kryesor ndërmjet forcave politike si në Kosovë ashtu edhe në Serbi është për procesin e bisedimeve.
Në Kosovë ka frikë nga administrata e tanishme e SHBA-ve ndërsa në Serbi nuk i duan bisedimet të cilat do të rezultonin me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të tyre.
Në përgjithësi pak etikë në politikë e te ne as për estetikë!
Mjer ai popull që udhëhiqet nga njerëz të cilët nuk ja dinë hallin as vetit as shtetit e as miletit!