Ideale do të ishte sikur politikanët që drejtojnë shtetin, të kenë inteligjencë të lartë, të jenë profesionistë, të kenë frymë njerëzore e kombëtare dhe të kenê karakter të fortê! Por, nga që rrallê kush nga njerëzit e politikës i ka të gjitha këto veti, atëherë me rëndësi është që në vende drejtuese të vendosen politikanë me shpirt demokrati e jo diktatorë, politikanë e politikane që dinë të menaxhojnë e jo narcisoidë e narcisoide që shkatërrojnë, politikanë me frymë kombëtare e karakter të fortë njerëzor, e jo njerëz pa karakter, që para interesave kombëtare nxjerrin interesat e tyre personale, ideologjitke e fetare!