Shtohet numri i përdoruesve të narkotikëve, ngritet çmimi i drogave në tregun e Kosovës!

22.08.2016 12:24:56

Sipas Policisë së Kosovës momentalisht në Kosovë ka rreth 3 mijë përdorues të rregullt të substancave narkotike ndërkaq droga me e frekuentuar në Kosovë ka qene dhe mbetet marihuana

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë, është një problem shqetësues që po merr përmasa të mëdha, sidomos të të rinjtë e vendit tonë. Kështu shifrat zyrtare prej rreth 3 mijë vetave, mund të jetë edhe më e madhe, ndërkaq masat parandaluese të organeve përgjegjëse megjithëse po shënojnë rezultate, nuk mund të themi se kanë arritur t’i fusin nën kontroll grupet kriminale që merren me shitjen dhe trafikimin e substancave narkotike në Kosovë dhe të parandalojnë këtë dukuri negative.

Botapress, ka kontaktuar zyrtarët e Policisë së Kosovës prej të cilëve ka marrë të dhëna zyrtare për sasinë e konfiskuar të materialeve narkotike, për numrin e të dyshuarve, e të ndaluarve, si dhe për moshën e përdoruesve të këtyre substancave narkotike.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për, se për luftimin e dukurive negative në shoqëri, përveç veprimeve aktive policore është e domosdoshme ndërmarrja e masave proaktive.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik(DHTN) angazhohet në veprimtarinë e parandalimit, hetimit, zbulimit dhe arrestimit të personave qe kryejnë të gjitha format e veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat) të parapara me legjislacionin e Republikës se Kosovës.

Kujdes i veçantë i kushtohet fushës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe parandalimit.

Në mënyre qe të arrihet efikasiteti në parandalim janë ndërmarr hapat si në vijim:

Janë intensifikuar takimet me burime të terren.

Janë intensifikuar vizitat në lokacionet e ndryshme të frekuentuara nga trafikantet.
Janë mbajtur takime me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare
në shkollat e mesme të Kosovës janë mbajtur ligjërata me qellim vetëdijesimi për pasojat nga përdorimi i drogave.
Janë shtuar kapacitetet logjistike ( pajisje për identifikimin e drogave) etj.

Droga me e frekuentuar në Kosovë ka qene dhe mbetet marihuana. Luftimi serioz i autoriteteve të Republikes se Shqiperise ka pasur efekt, por edhe pse verehet se ka ndryshuar rruga dhe kërkohen rrugë detare praë se prapë marihuana mbetet prezente.

Qarkullimi i heroinës përmes rrugës ballkanike është reduktuar në masë të madhe.

Kjo ka ndodhur për arsye të shumë faktoreve por konsiderohet se faktoret kryesore jane: luftimi serioz nga autoritetet e zbatimit të ligjit, bashkepunimi nderkombatere, transporti më i lehtë përmes rrugëve detare etj.

Hetimet tregojne se çmimi i drogave në tregun e Kosovës kanë pësuar ngritje në krahasim me përpara.

Për 7 muaj (janar korrrik) janë identifukuar 563 persona të dyshimtë për përdorim të substancave narkotike

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Botapress, prej janarit e deri në korrik të këtij viti janë shënuar 429 raste të përdorimit të substancave narkotike në Kosovë. Muaji janar ka qenë muaji me numër më të vogël të rasteve ndërkaq rekord ka shënuar muaji korrik me 93 raste.

Prej tyre, 563 veta janë identifikuar sit ë dyshuar, 423 janë arrestuar, 156 veta janë ndaruar.

Prej këtij numri, janë identifukuar 507 shqiptarë, 10 serbë dhe 46 të tjerë.

Gjina e të dyshimtëve për përdorim të substancve narkotike përfshin 549 meshkuj dhe 14 femra.

Policia e Kosovës ka ndalur 387 veta për posedim të substancave narkotike, 35 veta për kultivim ndërkaq ka identifukuar 8 grupe kriminale që merren me shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

Gjatë hetimit të rastevet të tilla prej janarit deri në korrik ka realizuar 411 aksione policiore për parandalimin dhe identifikimin e rasteve të përdorimit të substancave narkotike në Kosovë.