Shtyhet Lecce-Cagliari, shiu përmbyt fushën

24.11.2019 23:51:20

Reshjet e shiut shtyjnë ndeshjen Lecce-Cagliari.

Moti i keq u bë pengesë që sfida mes puljezëve dhe sardëve të mos luhej pasi shirat e shumtë që kishin rënë gjatë ditës së diel në qytetin kishin përmbytur stadiumin Via Del Mare.

Gjyqtari Mariani pasi doli në fushë me dy kapitenët për të kontrolluar gjendjen e saj vendosi të shtyjë sfidë, e cila gjithsesi mund të riluhet të hënën në orën 15:00 nëse kushtet e motit do të përmirësohen, por parashikimet nuk premtojnë diçka të tillë.