Shtyu në binarë punonjësin e hekurudhës dhe u largua duke qeshur (Video)

19.11.2016 16:45:28

Andrew Kapta është arrestuar, pasi e kishte shtyrë në binarë punonjësin e një hekurudhe në Londër, pak momente para se të afrohej treni.

Me të kryer këtë veprim, 41-vjeçari që ishte në gjendje të dehur, është larguar duke qeshur, transmeton Telegrafi.

Filmimi që ka bërë kamera e sigurisë, ka mundësuar identifikimin e të dyshuarit dhe më pas arrestimin e tij.

“Nuk di çfarë ndodhi, vetëm kur e gjeta veten në binarë. Nuk kam marrë ndonjë lëndim, por u frikësova shumë”, ka thënë viktima 50-vjeçar, që është inspektor i biletave.