Shuhet aktorja e njohur e estradës, Melpomeni Çobani

26.10.2016 15:25:47
Ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare “Artistja e Merituar”, aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani. Aktorja e njohur e skenës, u nda nga jeta sot (e mërkurë) rreth orës 10:00
Dhe lajmi bëhet i ditur nga familjarët. Ndërkohë nesër në orën 12:00 – 14:00 do të mbahen homazhet në ambjentet e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol).  Melpomeni Cobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film. “Kur më çuan në Estradë, unë nuk e doja dhe dëshira ime nuk ishte kjo. Më pëlqente më shumë teatri. Megjithatë e mora me kënaqësi dhe interpretova shumë bukur, publiku më pëlqente. Atëkohë publiku e preferonte shumë Estradën dhe unë vendosa ta doja me shumë” është shprehur artistja në një intervistë të vitit 2005.  Në vitin 1961 nderohet me çmimin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1976 me titullin e lartë “Artiste e Popullit”.