Si e masim sasinë e gazrave serrë, që emetohen në atmosferë?

24.07.2016 11:14:21

Satelitët e masin sasinë e gazrave serë në atmosferë, ndërsa në Tokë shkencëtarët mbledhin mostra ajri nga e gjithë bota. Avujt e ujit dhe retë përbëjnë shumicën e gazrave serë, me dioksidin e karbonit dhe gazet e tjera që zënë rreth 25 përqind të tyre. Mostrat e marra u krahasuan pastaj me ato të mëparshmet, duke përfshirë ato nga flluskat e ajrit që janë të bllokuara nëpër akuj mijëra vjet më parë.

Nga kjo ne kemi përcaktuar që atmosfera përmban gati 2 herë më shumë dioksid karboni (gazi kryesor serrë) sesa në vitin 700.000 P.E.S. Me Revolucionin Industrial, kemi filluar të djegim lëndët djegëse fosile me ritme gjithnjë e më të larta, duke çliruar sasi të mëdha të emisioneve të gazit. Në vitin 1750, atmosfera kishte një përqendrim të dioksidit të karbonit në shkallën 280 pjesë për milionë. Në vitin 2000, kjo normë ishte rreth 400 pjesë për milionë