Si festohej 28 (e 29) Nëntori në Turjakë e në Tiranë?

Më 29 nëntor në Turjakë luanim me topa të teshave të vjetra, të leckave e leshit.

 E martë, 27 Nëntori 2018. Mëngjes. Ka disa ditë që kisha “punua” e netëve, kisha mendua,”bân men` e rri n`ven” e ende nuk e kisha gati shkrimin tim për festën e flamurit, 28 Nëntorin.

Ngutesha. Kisha me shkua në punë, në orën 08:30 se punoja si mësues me Refikin, Bajramin, Mediun, Mitatin e … .

Dhe mendimet më fluturonin larg e larg, para 30, 50 e 70-të vjetëve.

Lexoja kujtimet e Sylës, turjakasit i cili as tash nuk dihet, kush ishte, ku shkoi e pse nuk u kthye pas “çlirimit”?

A ishte i martuar Syla me tiransen dhe a kishte fëmijë, një gocë dhe a kishte pasur edhe një tjetër djalë me Verën, një malazeze nga Qypeva afër Damanekut?

Flitej e çka nuk flitej për Sylën, turjakasin. 

Si festohej 29 Nëntori në Turjakë?

Syla kishte dëgjua nga goja e shumë fshatarëve nga krahinat e ndryshme të Kosovës se po keqtrajtoheshin e rriheshin brutalisht shumë shqiptarë nga serbët. Ata pakëz intelektualë që kishte Kosova, burgoseshin e dërgoheshin në Goli Otok e në Nish e në burgjet e tjera të Serbisë e Jugosllavisë për “ni fjal` goje”.

Shkollat nuk hapeshin e mësimi nuk gjuhën shqipe nuk mbahej. Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjën Dykrenare nuk lejohej e Festa e Flamurit, 28 Nëntori, nuk ishte festë zyrtare e nuk guxonte kush ta festonte.

29 Nëntori, Dita e Republikës e një shteti tjetër artificial jugosllav festohej në Kosovë.

Kjo ndodhi menjëherë pas viteve 1945 e zullumi mbi shqiptarët u shtua deri kah fundi i viteve të 1960-ta, me “Mbledhjen e armëve”, “Otkupin” (tepricat e prodhimi), Gjâen, Dhitë i muarën.

Thatë na mbetën magjet e thata e qentë pa kumonat e dhive.

Në ketë gjendje jo të mirë shumë atdhetarë ikën për në SHBA, Turqi e Shqipëri. 

Ndër ta ishte edhe Qazim Rama, djali i Ramë Bllacës, disa nga familja e Berishëve, shumë krerë, bajraktarë e ballistë të njohur. Ndër ta, ishte edhe Syla nga Turjaka. Të tjerët, që nuk mundën me ikur, u burgosën u vranë në mbrojtje ose u pushkatuan.

Pas Luftës së Dytë Botërore (LNÇ?) në vend të të drejtave kombëtare e barazisë sociale e shoqërore, Kosovës i shtërngohej laku në fyt e Sylës nuk i mbeti tjetër pos të ik në Shqipëri. Atje kishte një mik.

Syla ishte ndër udhëheqësit e paktë partizanë shqiptarë që pas luftës punonte në Serezin e Prizrenit. Ai kishte qenë një luftarak i madh por që nuk kishte kryer shumë shkollë. Shkronjat i kishte mësua nga një abetare që ia kishte ruajt baba dhe xhaxhallarët dhe më vonë, në aradhat partizane kishte mësuar të shkruaj edhe letra, komunikata, këngë partizane e parulla, sepse ato duhej ditur patjetër.

Eh Syla i ngrat çka kishte hjekur derisa kishte kalua kufirin. Një grup prej tre vetash pasi e kishin ndihmua  me ikur nga Prizreni, ishin nisur për në Greqinë, fshat i rrethit të Hasit që ishte ngjitur me Shqipërinë. Natën e parë kishin fjetur në Rogove te disa miq të Mulla Halitit, hoxhë nga Turjaka e të nesërmen para “ferkut të sabahit” kishin mbërri te Arif Hazir Mahmuti i Greqinës. Në Greqinë kishin bujt at natë e Arifi iu kishte thënë vëllezëve më të vegjël, Sylës e Hasanit që të shikojnë mos i ka pa kush e pastaj vetë kishte hy brenda i ishin marrë ngryk me Sylën si dikur kur kishin qenë partizanë. Rrugën e kishin berë këmbë nëpër Damjan, deri në Greqinë. Aty kishin fjetur e përseri herët në mengjes ishin qu e ia kishin mësy kufirit, në Goden. Në Goden, Arifi kishte një mik, shtëpi e fortë.

Godeni ishte katundi më i afërt me Greqinën por që duhej me ecur bukur shumë malit përpjetë deri sa të ngjitej në Goden e atje ishte një fshat jo fortë i madh. Ishte aq rrugë e ngushtë, “udhë dhie” e përpjetëze, sa edhe kapuqi të binte nga toka. Edhe pse në maje të bjeshkëve të Hasit, Godeni ishte në një luginë si ndonjë Bludë, enë e madhe e rrumbullakët.

Qent e fshatit Goden i kishin hetua dhe lihnin e pas pakë kishin kalua dy gazika me policë e ushtarë jugosllav. Kufiri nga Godeni ishte jo më larg se disa qindra metra por duhej pasur kujdes. Arif Haziri i kishte disa njerëz të zotët nga Godeni që e njihnin kufirin si në pëllambë të dorës. Thuhej se në kufi, ushtria jugosllave kishte vendosur tela me gjemba e rrymë….

Syla e Syrrushi, në Tiranë.

Ishim çuna të vegjël që luanim me topa prej leckave e leshit e vraponim pas ati topi që neve na dukej si “top futbolli”, “top i shkollës” sepse veç shkollat kishin topa.

Ne fëmijët e Turjakës: Muhamet Avdyli, Shefket Zeneli, Mstaf Balia, Adem Uka, Muhamet Binaki, Azem Asmani, Agush Mehmeti, Milazim Shaqa, Rifat Neziri, Ramiz Hasani, Enver Amrushi, Shaip Sylymani, Jahir Asmani, Demush Azemi, Demir Ahmeti, Met Alia, Ismet Zeneli, Mersel Abedini, Imer Amrushi, Haxhi Dina, Sinan Mertezi, Nezir Ahmeti, Kamer Ilazi, Qerim Kapllani, Januz Reshiti, Shaip Hamza, Refki Seferi, Elmi Ilazi e ndonjë tjetër luanim sa herë që kishim kohë të lirë, sidomos “festave”.

Duhej ruajtur bagëtinë e duhej ndihmua prindërit në punët e përditshme të bujqësisë, ama kur vinte 1 Maji e 29 Nëntori, dilnim te livadhi i Rexhep Jupës, në fund të Bregut të Rekës (Lumit Mirusha) e luanim deri vonë kur terrohej, me opinga të Pirotit.

Dhe kështu e zuri gjumi Sylën duke e mendua ditën kur e kishte kalua kufirin dhe kishte shkua te Laveri, në Tiranë.

Dhe iu kujtuan burrat e barinjët e kohës kur ai ishte qoban në Turjakë: Syl Sahitin, Dul e Bali Imerin, Hamdi Sylë e Muhamet Rexhepin, Ramadan Cufën e Ibish Fetahin, Sylyman e Elezi e Idrizin, Gani Shaqën e Isni Hamzën, Muharrem Shabanin e Demirin e Shaban Ramadanëve, Avdyl Imerin e  Amrush Zenelin, Isë Bajrami, Ahmet Mehmeti, Lil Derguti, Rehit Tafili, Rexhep Asllani, Ilaz Imeri, Asllan e islam Gjylynakin, Salih Seferin etj. Laveri e gruaja e tij, Liri e kishin pritur Sulon sikur të ishte ai djali i tyre, e turjakasit nuk i hiçej nga mendja Lira. Oh sa e dashur ishte ajo.

Laveri e Liri kishin pasur dëshirë që Syla të jetonte në shtëpinë e tyre e të martohej me Syrrushin, gocën e tyre të vogël, që nuk ia gjente shoqen “As në Rekë e as në Malësi”.

Aty Syla ndjeu brenda për brenda se ajo Familje ishte e dashur për te e për kosovarët siq na quanin Shqipëria, shqiptarëve nga Kosova.

Laveri, ish i tregoj Sylës se nuk i ka punët mirë, ashtu qysh ai kishte pritur e Liri, sikur donte ti largonte nga ajo temë me ndonjë muhabet tjetër e ti ngushllonte dy burrat e … fliste me të vogël e dashamirësi sikur donte të thonte “do të bëhet mirë”.

Pas pakë erdhi tiransja “e vogël”, goca e tyre që Laveri i tha: Syrrush.

Syla mendoi se ajo e ka emrin  e vërtetë “Syrrush”.

Ishte vajzë e bukur që Syla nuk kishte parë vajzë më të bukur e me tesha aq të hishme, tesha alla frânga. Po kishte parë i gjori Sulo vajza në Turjakë, e partizan?

Në Turjakë, vajzat nuk dilnin nga shtëpia, pa një mashkull e si partizan, kishte dëgjua se ka vajza por nuk kishte parë ndonjë partizane.

Eh kohë he kohë!

Ndërsa mendonte për ato ditë, gjumi i pleqërisë e vdekja në vend të huaj po i afroheshin. 

Dhe në mes të atyre ëndrrave, në mërgim e dhè të huaj, i kujtohej 28 Nëntori i atyre viteve që nuk guxonim ta festonim.

Në të vërtetë Flamuri ishte i lirë pas ”çlirimit”, por pas disa vjetëve “liri”, ai u ndalua. ‘

Mbeti vetëm flamuri jugosllav e serb dhe 29 Nëntori, festë jugosllave.

 Dhe kështu Syla i mbylli sytë me kujtimet për 28 Nëntorin, për Turjakën, Tiranën e për tiransen (Syrrushin) “e vogël”.

Eh tiranse, he tiranse, ku je tash, do të ketë mendua Syla dhe ashtu e kishte zënë gjumi sa e sa herë.

Bisedat e tiranses dhe turjakasit:

Tiransja: – Jam e shtrire, fjeta pakëz.

Turjakasi: – Mire ke bërë. A je me mire tash?

Tiransja: – Ashtu besoj por jo tamam. Do kaloje. Po ti mbarove punën për sot?

Turjakasi: – I lexova te gjitha letrat qe mi ke dërgua.

Tiransja: -Ishin ashtu siç i mendova …

Turjakasi: -Po! Dua te bëjë pakëz ushqim por po pritoj  se jam shumë i lodhur…

Tiransja: -Sepse po kaloj një kohë të çuditshme. Po çfare do të hash? Shko blej diçka të mirë, të ngrohtë! Beje ushqimin se ”flasim” më vonë.

Turjakasi: – Po pritoj. Jam i lodhur. Këtu ështe kohë e ftohtë.

Tiransaja: – Ketu ka 5 dite qe bie shi, jo ftohtë por është kohë e merzitshme.

Turjakasi: – Po kam qofte, mish të thate, konzerva, sugjuk, ve por dua te pushoj pakëz e pastaj do ta përgatit darkën.

Tiransja: -Ok! Pusho pakëz! Pi nje kafe, pi çaj!

Turjakasi: – Po te kishe qene ti, ma kishe bërë darkën e unë të kisha ndihmua për dhe ….

Tiransja: – Po te kisha qene une, do te ishte gati. Do ta kisha bërë darkën.

Turjakasi: –  Unë më se pari të … e pastaj do ta bënim bashkë ushqimin.

Tiransja: – Po kjo varet…se, edhe do të të hahej ushqimi …

Turjakasi: -Syrrush, më ngrohe.

Tiransja: – E pastaj do të ndjeheshe më mirë.

Turjakasi: – Vec të kem ty se nuk dua asgjë, as ushqim!

Tiransja: – E pastaj do të më kapje … e perdore do te shkonim drejt krevatit…

Njeriu i do të gjitha …

Turjakasi: – Oh sa e mire je moj tiranse.

Tiransja: – Ai eshte kompleks…

Turjakasi: – Tiranse pse din aq bukur të flasesh dhe pse më çmend mua sa herë që më shkruan? Je e shkëlqyeshme. U gati harrova: -Shkruaj se si ta ka gjuajt një kofe me ujë nëna dhe biseden (dialogun me te kur ti i ke thënë  …. )!

Tiranse, me fal por a bënë ta pregatis darken? Ti, po munde, më merr ose lere më vonë!

Tiransja: – Ajo histori është shumë specifike dhe më duket sikur nuk duhet të tregohet… se po e mendoja…

Ha buke! Çlodhu!

Turjakasi: – Po! A u muarem vesh që ti do te jesh …?

Tiransja: -Po!

Turjakasi: – Syrrush, s`është gje tjetër.

Tiransja:  -Pra tregoje! Kurse kova është vetem e asaj dhe unë jua kam treguar

këtyre të gjithëve dhe emrin e babait e të nënes: Laveri dhe Liri.

Turjakasi: – Po unë bëjë ndryshime dhe i stisi me art Laverin, Lirin dhe Syrrushin.

Tiransja: – ”Kova” është skandaloze dhe unë e kam treguar shumë herë dhe nëpër grupe këtu…nuk e di…më duket pak specifike.

Turjakasi: – Tiranse, unë nëse mundem me e shkruajt nesër, sepse pasnesër, është 28 Nentori dhe dua ta publikoj por nëse ti nuk don, atherë unë më nuk të lutem.

Tiransja: – Unë po flas vetëm për kovën.

Turjakasi: -Si të duash por unë dëshiroj … Ti si te duash!

Tiransja: – Më duket sikur e shes nënen time nëse tregoj të vërtetën me kovën dhe ujin…

Turjakasi: – Une dua! Dua edhe me shume ….

Tiransja: – Une kam plot si ato tregimet me te.

Turjakasi: -Athere mos me trego!

 Tiransja: – Se ne ishim ndryshe, si tipa por shkonim shumë mirë

Turjakasi: – Por unë nuk e paraqes ate si nënë të keqe, por shkruaj për te si për nënen, më të mirën NËNË.

Tiransja: -Ok!

Turjakasi: –  …kur të gjuan me kovë me ujë nga kati i katërt. Ti dua edhe …

Tiransja: -Duket si nënë e çmendur dhe ajo ishte e papare, e dashur dhe e mirë.

Turjakasi: – Jo, jo!

Tiransja: – Kishte studjuar pedagogji e psikologji për fëmijë dhe mua donte të më disiplinonte por nuk ia arriti tamam.

Turjakasi: – Syrrush mos e t’hallo shume se ”Peri k’putet prej t’hollit e zullumi prej t`rashit”!

Tiransja: – Nuk e kuptoj këtë pra që mos të këpus perin? -Duhet ta mbaje të trashë.

Turjakasi: – Të dua ty dhe dua të ma tregosh ngjarjen! Ika.

 Tiransja: – Shko Sulo! Ti duhet të bësh ate që dua unë…

Turjakasi: – Syrrush, të puthi.

Tiransja: – Te puthi!

Turjakasi: – Po mirë, atherë? -Si të duash ti ama unë e kam mendua ndryshe.

Tiransja: – Me kove? -Ti beje si do ti por kjo më duket jo e përshtatshme.

Turjakasi: – Po, por ate dhe babain tënd do ti paraqes si Heronj të vërtetë, sepse e meritojnë. Ishin heronj.

Tiransja: – Po kova nuk ju shton, jua ul (autoritetin?)

Turjakasi: – Syrrush, pasi qe të pyeta, dua edhe të dëgjoj.

 Tiransja: – Sulo …ti shkruaje si do ti por kova është e bukur për muhabet por jo për ta shkruar.

Turjakasi: – Po më nuk të pyes për shkrime por emrin tënd nuk….

Tiransja: –  Prinderit e mi ishin njerëz normalë e të zgjuar …ishin martuar me dashuri e letra dashurie i dërgonte babi nënes për natë. Ia linte te një guri, te dera e oborrit.

Turjaksi: – Unë e rregulloj moj.

Tiransja: – Kova ishte për gallatë me ty dhe jo se ka lidhje me nënen time.

Turjakasi: – Syrrush, ika në kuzhinë.

Tiransja: – Ok! Ti nuk je bashkëpunues. Je kokëfortë për shkrime

Turjakasi: – Une?

Tiransja: – Bëjë çfarë të duash ti … ”emrin” vëre si të duash!

Turjakasi: – Unë dëshiroj ty me të paraqit si dashnoren tiranse e nusen më të mirë turjakase e prindërit e tu, si familjarët më të dashur.

Tiransja: – Po! Por ti pastaj nxehesh. E ke diçka në mendje dhe fillon, nuk ta shkruaj emrin e do bëjë si të dua etj.

Unë po të flas për kovën. Kaq. Të tjerat shkruaj!

Turjakasi: – Oj Syrrush, unë nuk ngutem më! Të dua dhe dua te tregohem i durueshëm deri në maksimum.

Tiransja: – Sepse koven me ujë Sulo …unë nuk kërkoj asgjë nga ti.

Turjakasi: – Syrrush, pajtohem me ty.

Tiransja. – Asgjë. Ne duhet të sillemi mirë dhe të jemi të durueshëm.

Turjakasi: – A të marr?

Tiransja: –  Unë nuk flas dot!

Turjakasi: – Flas unë!

Turjakasi: – … më thirri por tash, kur unë e thirra ajo ishte e zënë.

Tiransja: – Mbase të merr prapë.

Turjakasi: – Syrrush, shruajma tregimin për nënen!

Tiransja: – Mos u merzit! -Po a nuk do të hash darkë?

-Po e shkruaj tregimin për koven Sulo!

Ike?

Turjakasi: – Të dua e të puthi! Tash do pregatis.

Tiransja: – Mamaja më kishte caktuar një orar kthimi, kur dilja për shetitje.Unë përpiqesha të kthehesha në ora 9 në darkë dhe ishte muaji qershor e ditët ishin të gjata.

Unë fillova të vonohesha. Liri më kerkoi përsëri të respektoja orarin por unë vonohesha nga 1 orë. Në vend të 9, kthehesha në 10. Bobobobo

Dhe ajo më tha që po të jap ultimatum o kthehu në 9 në darkë pra pa u errësuar se ishte qershor ose nuk do të dalësh më!

Une vazhdoja avazin e vjetër. Kthehesha në 10 e ajo e shkreta më priste në dritare se kishte frikë mos më ndodhte mua diçka meqenëse errej.

Ate natë …ishte vonë … Unë po kthehesha vetëm nga shëtitja … Isha 16 vjec

Dhe afrohem tek hyrja e pallatit për tu futur e më vjen ujë nga lart e mamaja me një kove plastike të mbushur me ujë më kishte bërë qull.

Mua më erdhi turp nga komshinjtë.

Se une u tremba dhe isha qull.

Ishte verë e ata ishin të gjithë nëpër ballkone.

U ngjita lart e nxehur shumë me mamanë me shumë se me veten e i thash:

-Si ka mundesi që bëre tërë ate skenë me ujë në sy të të gjithëve?

Ajo me tha që duhet të më dëgjosh kur të them se ti bënë çfarë do ti dhe unë doja të të turpëroja që të mos vish më vonë. Ti je e vogël dhe gocat e vogla normale nuk kthehen në 10 nga shtetitja.

Dhe unë i thash: -Qe edhe ti nuk je normale. Asnjë nënë nuk e lag gocën e vet në sy të të gjithëve.

Por ajo në fund mbasi unë u thava qeshi shumë

I kujtohej skena si bëra unë, Uaaaaaa! Oh, nga uji e qeshte.

Edhe unë qesha.

Kjo ka ndodhur kështu në Qershor, viti 197… në Tiranë.

…………………..

… që me ” keshillove” t’ i hiqja mirë o Sulo!

Turjakasi: -Ku ka si ti në glob? -Nuk ka.

Te puth !

Syrrush, më ka marrë shumë malli për ty.

Çdo gjë tënden do ta puthja!

Të dua!

 Tiransja: – Por edhe ti je i shijshëm

Me ose pa …Je shumë tasty. Anglisht, i shijshëm

I kam disa … se nuk i heq se jam pa qejf

Hahahahaha

Te puth!

Turjakasi: -Supe me qofte.

Tiransja: – Po ha ti! E bëre apo e kishe?

Turjakasi: – Jo është ende në shporet.

Tiransja: -Të bëftë mirë!

Turjakasi: – E mira si ti, ardhësh te unë e unë te ti!

Tiransja: – Po, duhet …të takohemi…por kur të kemi mundësi.

Turjakasi: – Syrrush, pusho ose erdha. Kur jam me ty, as bukë e as punë nuk bëjë dot Të dua Syrrush!

 Tiransja: – Edhe unë …edhe unë të dua, Sulo!

Turjaksi: – Oj Zemër, po shumë durove, po a rrihet pa ty?

Tiransja: – Une ashtu mendoja në fillim …prandaj të “gjuaja” …hahahaha

Të kam xhan!

Turjaksi: – E tash, çka mendon?

Tiransja: – Po flas me goc. Do të dalin një gjiro në bulevard me shetitur.

Turjakasi: -Mendova kur me shkruajte ”Unë ashtu mendoja ne fillim …prandaj te ” gjuaja” …hahahaha”

Tiransja: -Po, ashtu, qe si ky rri pa mua1 Hahahaha!

O Sulo, të ngacmoj.

Fjeta pak. Tani po pi një kamomil, po ti? Mire? U çlodhe pak?

Turjakasi: – Hëngra darke. Pastaj erdhi Ç. me të dashurën e vetë dhe shkuan.

Tiransja: – Fola me gocat e pastaj me nja dy shoqe.

Turjakasi: – Nuk desha as kafe e as qaj.

Tiransja: – Tani po shikoj film. Jashtë vazhdon shi.

Sulo, ato arriten në S…?

Turjakasi: – Po, kishin mbërri.

Tiransja: – Shume mirë, shyqyr.

Turjakasi: – Syrrush, ”njërin sy te mushka e tjetrin te krushka”!

 Tiransja: – Po! Të erdhi ora? Je pak vonë.

Turjakasi: – Sa e ëmbël je.

Tiransja: – Në P.  të fillonte që në 7 e 55. Në 8 ishe në botën e çudirave e jo në botën time.

Turjakasi: – Sa te duash rri. Më kënaqe.

Tiransja: – Se më kishe ngjitur dhe kujtove se kishe plot kohë dhe ja fute

Gjumit se të kishte thënë gjyshi ….

Turjakasi: -Oh sa e mirë je oj Syrrush!

Tiransja: -… që kur të flihet, fli! Mos degjo gratë se ato duan të të …

Turjakasi: -Unë ja …

Tiransja: -Perdorin ate … dhe ti fjete 6 orë.

Turjakasi: – Syrrush? …jo veç gjum.

Tiransja. -Po! Për ate kishe ardhur. Kështu the.

Turjakasi: – Oh Zot, pse fleja?

Tiransja: -Flije. Ishe i relaxuar e pak i trembur

Turjakasi: – Nuk … rrija me Syrrushin?

Tiransja: E nuk e dija tamam se çfare të bëja për 60 orë me Sulon. Dhe te flihej

Turjakasi: – Po Syrrushi?

Tiransja: – Syrrushi…? U kenaq.

Turjakasi: – Ku je?

Tiransja: -Jam në guzhinë se ndejta gjatë në dhomë që nga ora 4 e deri në 8.

Turjakasi: – Desha edhe pakëz me të pyet …

Tiransja: – Ma thuaj… Eh larg

Fli! Te dua!

Turjakasi: – Faleminderit por nuk fle sonte.

Tiransja: – Oh Sulo po pse, pse thua… ashtu?

Turjakasi: – Sepse ti je perrallore.

Tiransja….nuk e them dot…. por dua që ti të më … duash e të mos largohesh nga unë.

Turjakasi: –  Çka janë këto fjalë tiranse?

Tiransja: -Asgjë. Kot.

Turjakasi: – Oh sa e dashur je oj S …!

Tiransja: -Ti je më i dashur…më shtyn të shkruaj nga këto…

Po iki …. të puth …naten e mirë!

Turjakasi: – Natën e ëmbëla ime!

Dhe kështu koha nuk priste, vitet shkonin e 29 Nëntori festohej më me ”shumë” solemnitete” në  Turjakë atherë po pse në Tiranë festohej atherë e sot se?

 

(Vazhdon)

Sinan Kastrati, Suedi

Mallmö, 27 Nëntor 2018