“Si i gjetëm pa jetë nënën me tre fëmijët në krahë”, rrëfimi rrëqethës i kreut të ekipit italian: E tmerrshme…

30.11.2019 17:01:15

Kreu i grupit të ekipit italian të shpëtimit, Nicola Ciannelli, që punuan për nxjerrjen e njerëzve nën rrënoja pas tërmetit në Durrës, ka bërë rrëfimin prekës për familjen Lala.

“Ne shpresonim t’i gjenim të gjallë, shpresojmë kështu gjithmonë dhe në çdo situatë dhe nuk mendojmë kurrë ndryshe. Por këtë radhë nuk ndodhi kështu. I gjetëm të vdekur, nënën me tre fëmijë, të gjithë të përqafuar”, ka treguar 52-vjeçari.

Është gruaja e Berti Lala, i cili mbijetoi nga tërmeti, por humbi të gjithë familjen. “Ishte një moment i tmerrshëm për të gjithë ne, jemi prindër dhe kur e gjen veten para fëmijëve në këtë situatë, të duhet guxim jashtë mase i madh që të mund të vazhdosh më tej. Ju duhet një guxim i madh për të vazhduar më tej”, shton Nicola.

Ky i fundit ka treguar se nëna i mbante në krahë të përqafuar binjëkë dhe motren e tyre 7-vjeçare. “Kurrë nuk e mendojmë këtë gjë, kur ndodh i dorëzohemi realitetit”, ka thënë Ciannelli.

Ndërkohë i vetmi i mbijetuar nga rrënojat e këtij termeti është nipi i tij, 17-vjecar që shpëtoi nga një lavatrivçe dhe u nxor me pas.