Si kurrë më parë, neurokirurgu zbulon gjendjen e Schumacher: Është i shkatërruar!

22.01.2020 11:31:52

6 vite pas aksidentit të tmerrshëm, gjendja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher është një mister i madh.

Por, për herë të parë ka folur një prej neurokirurgëve në lidhje me 7 herë kampionin e botës në F1.

Schumacher tani është i vetëdijshëm, por kirurgu kryesor Nicola Acciari thekson se “ai tashmë është një person shumë i ndryshëm nga Michael që ne kujtojmë dikur”.

“Ne duhet të imagjinojmë një person shumë të ndryshëm nga ai që mbajmë mend, me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshme dhe të përkeqësuar. Të gjitha këto kanë ndodhur si rezultat i traumës që pësoi truri”, ka thënë neurokirurgu Nicola Acciari.

51-vjeçari nuk është në gjendje kome, por as nuk mundet që të ecë plotësisht. Informacionet rreth shëndetit të tij janë të pakta, për shkak se familja dëshiron të ruajë privatësinë.

Që pas aksidentit, ai nuk është parë kurrë në publik, e për pasojë ka pasur edhe spekulime rreth shëndetit të tij.

Michael Schumacher po qëndron me familjen në shtëpinë e tyre pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër. Për të kujdesen një ekip i specializuar mjekësh, 24 orë në ditë.