Si në kohën e MIllosheviqit :”Serbija do Hilandara”

22.05.2018 09:55:17

Fadil Kajtazi

Se Kisha Ortodokse Serbe është ne funksion të politikave ekspanzioniste serbe në drejtim të popujve jo serb të Ballkanit, dëshmohet nga mesazhi i fundit i shpallur me 10 maj nga Kuvendi i Shenjtë i Peshkopve, ku thuhet se “Kosova është pjesë e përjetëshme e Serbisë qendrore” dhe me këtë rast ju bën thirrje zyrtarëve serb “që asnjëherë nuk duhet të japin pëlqim për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë.

Kjo deklaratë në kombinim me deklaratat tjera të zyrtarëve të lartë të Kishes Ortodokse Serbe përpos që është kërcenuese për Kosovë dhe popullatën jo serbe që jeton në Kosovë, është kërcënim për paqën dhe sigurinë e Ballkanit, nga se nga deklarata kuptohen permasat gjeografike të pretendimeve që synon t’i realizoj Kisha Serbe.

Nëse në rrafshin gjeografik Kisha Ortodokse Serbe Kosovën e konsideron Serbi qendrore, pjesët jugore të saja përafërsisht duhet të korespodojnë me territorin i cili është në veri e që i bie se kufiri jugor i Serbisë të jetë dikund në Greqi, mundësisht në ishullin e Hilandarit.
Nëse Kisha Ortodokse Serbe në pretendimet e saja territoriale ka zgjeruar pretendimet nga “Kosova djep i Serbisë” në “Kosova pjesë qendrore e Serbisë” nuk duket të jetë rastësi. Ky pozicionim i formuluar zyrtarisht, përkon me përshtatjen e ambicjeve të kësaj kishe me pretendimet ruse në hapësirat e Ballkanit.
Natyrisht, realizimi i këtyre pretendimeve nuk mund të bëhet pa ndonjë katrahurë të nivelit sirian, gjë e cila shteteve të Ballkanit nuk duhet të ju konvenonte.
Është momenti i fundit që në funksion të paqës, shtetet e Ballkanit të konsolidohen nga brenda dhe të krijojnë një aleancë klasike antiserbe për të parandaluar destabilizimin e regjionit. Konsolidim nënkupton heqjen nga pushteti të strukturave të kriminalizuara të cilat për t’i ruajtur interesat e tyre, të krijuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, kanë gatishmëri që edhe në këtë shekull t’i përgjakin popujt e tyre.